osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Skandal i drejtësisë së re! Vetingu i largoi për “fshehje pasurie”: SPAK pushon hetimet për shtatë ish-zyrtarë të lartë të drejtësisë

Skandal i drejtësisë së re! Vetingu i largoi për “fshehje pasurie”: SPAK pushon hetimet për shtatë ish-zyrtarë të lartë të drejtësisë

Në ditët e fundit të dhjetorit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka vendosur të pushojë një procedim penal për “fshehje pasurie” ndaj pesë ish-gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe dy ish-anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët u larguan nga sistemi i drejtësisë përmes vetingut ose dorëheqjeve.

Sipas vendimit të datës 30 dhjetor 2021, prokurorja Doloreza Musabelliu ka kërkuar pushimin e procedimit penal për ish-kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe ish-gjyqtarët Aleksandër Muskaj, Artan Zeneli, Besnik Imeraj, Edmond Islamaj, Gani Dizdari dhe Tom Ndreca.

“Në plotësimin e deklaratës veting të pasurisë dhe të deklaratave periodike dhe vjetore për periudhën 2003-2016… mund të ketë pasur pasaktësi që klasifikohen si të natyrës administrative apo jo në përputhje me ligjit nr.84/2016, por që nuk përmbajnë elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 257/2 i Kodit Penal, në kuadër të deklarimit të rremë apo të fshehjes së pasurisë,” thuhet në kërkesën e prokurores Musabelliu.

Koodinatorja për marrëdhëniet me mediat në SPAK, Xhuljeta Krasta i tha BIRN se kërkesa e pushimit të procedimit penal nuk ka marrë ende miratimin e gjykatës.

Hetimi ndaj shtatë ish-zyrtarëve të lartë të drejtësisë nisi në prill 2020 pas një kallëzimi të dorëzuar në SPAK në adresë të 20 magjistratëve të niveleve të ndryshme, të cilët akuzoheshin për vepra penale që lidheshin me evazionin fiskal dhe fshehjen e pasurisë. Një referim i dytë me emra ish-gjyqtarësh u dërgua në SPAK nga policia gjyqësore.

Materiali kallëzues u nda dhe çështjet për 10 magjistratë u dërguan për kompetencë në prokuroritë e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

Në gusht 2021, SPAK dërgoi për gjykim ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish-gjyqtarin Fatos Lulo, të cilët akuzohen për “fshehje pasurie” si dhe po vazhdon hetimet ndaj Shkëlzen Selimit, Guxim Zenelajt dhe Admir Thanzës. Por në tetor të vitit të kaluar, Gjykata e ktheu mbrapsht çështjen e Bashkim Dedjes për ‘hetime të paplota’.

Vendimi i SPAK për pushimin e procedimit penal për shtatë ish-zyrtarët e lartë të drejtësisë është në kontrast me gjetjet e procesit të vetingut.

Ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 16 korrik 2019, pasi nuk arriti të provojë mbulimin me burime të ligjshme për 4 pasuri të patundshme në Tiranë, kishte deklarim të pasaktë të burimit të blerjes së një apartamenti në Durrës si dhe mungesë dokumentimi të pagesës së tatimeve për të ardhurat e përfituara nga qiratë në vitet 1999-2007.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj dha dorëheqjen më 31 janar 2018 për ‘arsye shëndetësore dhe personale’, por u referua fillimisht në prokurori nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Kolegu i Imerajt, Gani Dizdari u shkarkua nga detyra për shkak të kontakteve të papërshtatshme me nipin e tij të dënuar si dhe për mosjustifikimin e pasurisë së personave të lidhur.

Sipas Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj u shkarkua pasi nuk pasqyroi 4.1 milionë lekë kursime në deklaratën “veting” për të shmangur kontrollin mbi burimin e tyre.

Ndërsa për ish-anëtarin tjetër të Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca, procesi i rivlerësimit nxorri në dritë mosdeklarim të pasurisë si dhe problemet e kunatit me ligjin. Ish-anëtari tjetër i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli u shkarkua për mosdeklarimin e heqjes së vizës nga ambasada e SHBA-së; mosdeklarimi të huave nga persona të ndryshëm dhe probleme të tjera në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Ndërsa Aleksandër Muskaj u largua me dorëheqje nga sistemi i drejtësisë së bashku me katër anëtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë.