U vranë 4 qytetarë të pafajshëm si rrallëherë më parë. Nuk u vranë fshehurazi por në sytë e mijëra protestuesve dhe në transmetim direkt në ekranet e televizioneve.
4 viktimat kanë 10 vjet që treten në varr, ish kryeministri Sali Berisha ende i gjallë dhe i pandëshkuar.
4 viktima të poshtëruara në varr, ish ministri i brendshëm Lulzim Basha ende i gjallë e i pandëshkuar. 4 viktima të kalbura nga padrejtësia nën tokë, mbi tokë prokuroria e vjetër, Spak-u i ri, gjykatat e reja asnjë dënim dhe ndëshkim deri tani.
4 viktimat kanë 10 vjet që gulçojnë nga plagët në varr, gardistët që i vranë bëjnë dever rrugëve të qytetit të lirë e të paprekshëm.
4 viktima kanë 10 vjet që u brehen kokallat nga krimbat e mortjes në varr, Edi Rama ka 10 vjet që mbledh qeverinë e partinë dhe shkon vendos lule e aktron në bulevard…
Aktrimi amator, lulet plastike, lotët fallco!