Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, thotë se përgjimi i publikuar për vëllain e ministrit të Brendshëm bëhet nga krahë të caktuar brenda mazhorancës.
Pjesë nga deklarata:
Krasniqi: Unë di që shteti gjerman ka dërguar një listë me afër 300 individë që kanë ushtruar aktivitet kriminal në Gjermani dhe aktivitet kriminal të rëndë dhe janë shokuar nga fakti që një numër i madh i tyre janë biznesmenë në Shqipëri dhe nuk ka reagim nga institucionet shqiptare. Debati i madh në lidhje me identitetin e individit, ndryshimi i emrave, shteti i ka këto mundësi. Itali ka pasur dosje politikanësh dhe i ka ruajtur për t’i përdorur në momente të caktuara. Parimi italian ka qenë gjithmonë i njëjtë, ne i dënojmë individët dhe largojmë nga Itali. Për sa kohë nuk janë brenda vendit nuk përbëjnë kërcënim.
Tare: Çfarë ndodhi me listën gjermane që the?
Krasniqi: Në dijeninë time pjesa më e madhe e tyre nuk janë kapur. Pi kafe në mes të Tiranës. Kanë lojërat e fatit zakonisht dhe biznes ndërtimi.