Sali Berisha ka folur në lidhje me protestën e 8 janarit duke thënë se ishte një protestë paqësore. Nuk kemi parë kurrë paqe me vare çekiça , tokmaqe, dhe leva. Natyrisht Saliut i duket paqësore kur kujton 14 shtatorin e organizuar nga ai, apo 21 Janarin e finalizuar po nga ai.
Luan Rama ish eksponent i politikës sot në rolin e gazetarit risolli dhe njëherë në vëmendje protestën e 21 janarit, ku ish-kryeministri Berisha tha se janë dy protesta të cilat nuk mund të krahasohen me njëra-tjetrën, pasi më 8 janar asnjë efektiv policie nuk mbeti i plagosur.
Luan Rama: Nesër është 21 janari dhe po të sjellim pamjet e 21 janarit të turmës kundër qeverisë kur ju ishit Kryeministër, për të parë dhunën.
Berisha: Të më falësh, por në gjithë këtë demonstratë të 8 janarit, për shkak të karakterit të saj thellësisht paqësor, nuk u gërvisht një njeri i vetëm nga pala kundërshtare. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në Tiranë, nuk u gërvisht asnjë polic dhe mos mendo se ajo nuk mund të bëhej e dhunshme, por ishte shpallur paqësore dhe mbeti e tillë. Në një kohë kur banditët brenda kishin bombagazi, shurdhues, pluhura toksisë. Pra, janë dy botë krejt të ndryshme.
Ata që krahasojnë plumbat në lule të ballit me goditjet e një dere ata kanë problem e me veten e tyre.
Nue fakt nuk u gërvisht asnjë nga pala kundërshtare se nuk kishte kundërshtar dhe Saliu nuk e hapi dot derëne PD-se fal policisë. Kurse çeta e tij ishte e vogël për të përballuar FNSH-në ndaj u zbythën me vrap duke u fshehur nën