Deshmite e dhena ne media nga mikeshat dhe te aferm te 19 vjecares shqiptare e cila ka kryer nje krim te tmerrshem, duke lindur ne shtepi foshnjen e saj dhe ne bashkepunim me mamane, e kane hedhur ate ne koshin e plehrave.
Autoresia e tyre ne kete ngjarje u zbulua vetem sot, kur policia arrestoi nene dhe bije, per ngjarjen e ndodhur nje vit me pare.
Ne shkurt të vitit 2017, në Athinë u gjet nje foshnje e vdekur dhe pas hetimeve, policia shkoi ne gjurmet e dy shqiptareve. Ato e kane pranuar krimin ne polici.
Nje nga shoqet e 19-vjeçares ka treguar detaje rrëqethëse.
“Ajo e kishte menduar shumë kohë përpara se ta vriste”.
“E njihja atë vajzë sepse ishim nga i njëjti ishull. Pastaj u largua nga ishulli kur i vdiq babai dhe shkoi në Athinë. Më pas erdha edhe unë në Athinë dhe bisedova me të përmes Facebook-ut. Folëm shpesh, por kurrë nuk më tha se ajo ishte shtatzënë. Dhe ajo që më shokoi më shumë është se tre ditë më parë ne po flisnim në Facebook dhe ajo publikonte fotografi dhe tregonte që ishte mirë. Nuk kuptohej që ajo vajzë kishte lindur, e kishte mbytur foshnjen dhe e kishte hedhur në koshin e mbeturinave. Unë mendoj se ajo e kishte planifikuar që do të vriste fëmijën“, tha për gazetën “Protothema” ajo.
“Publikonte fotot në Facebook dhe dukej e gëzuar, e qeshur. Ndonjëherë, në mesazhe përgjigjej me shumë zemërim dhe njëherë e pyeta ‘çfarë të ka ndodhur’? Ajo m’u përgjigj ‘nuk jam mirë psikologjikisht’. Dhe aty e mbylli bisedën. Gjithmonë thonim që do të takoheshim të flisnim nga afër dhe pastaj anulonim takimin. Flisnim vazhdimisht për lidhjet tona dhe më kishte treguar për një lidhje që kishte me një ushtar në ishull, i cili nuk sillej mirë me të dhe u ndanë. Më vonë ajo u lidh me një djalë tjetër në Athinë. Edhe me atë u nda, dhe më tha që është shumë e vështirë për të gjetur një djalë të mirë.
Kur kishte mbetur shtatzënë, po të donte ta mbante, mua të paktën do të ma kishte treguar. Kështu që unë mendoj se ajo e vrau foshnjen. E kishte menduar shumë kohë përpara. Nuk i tha askujt asgjë, sepse e kishte menduar që do ta vriste. Mamanë e saj nuk e kisha njohur. Di që ishte një njeri shumë i mbyllur në vetvete dhe mësova se shoqja ime punonte në një qendër estetike”, tregon shoqja me tej.