osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Antimitingjet që po shpëtojnë Bashën nga berishizmi

Antimitingjet që po shpëtojnë Bashën nga berishizmi

Nga Mero Baze

Jo rastësisht antimitingu i parë i enveristëve ndodhi në Tropojë në Janar të vitit 1991. Qyteti nga i cili kishin dalë dy liderët e rinj të Partisë Demokratike, ishte revoltuar pasi “dy besëprerët” e partisë, kishin turpruar Tropojën.

Sidomos Saliu, të cilin partia e kishte çuar në shkollë, e kishte bërë doktor dhe i kishte besuar edhe shëndetin e udhëheqjes.

Ky ishte mentaliteti shfajësues, me të cilën nisën antimitingjet enveristët në Shqipëri. Është i njëjti argument dhe e njëjta mendësi e enveristëve të rinj të vitit 2022, të cilët pasi humbën betejën e 8 janarit, tani e kanë degraduar lëvzijen e tyre në antimitingje enveriste.

Por a e dëmton Partinë Demokratike ky fenomen?

Nëse ka një gjë që në fakt ndihmon procesin e precepitimit të së keqes dhe ndarjes nga një kulturë politike që i takon komunizmit, është pëkërisht simptoma e antimitingjeve.

Përfytyroni tani që në çdo qytet që do të shkojë Lulzim Basha, Sali Berisha do të organizojë 20 vetë ta presin me thirrrjet “Basha ik”. Kjo do të krijojë listën e njerëzve komikë të qytetit, të atyre që do të konfrontohen fizikisht për Sali Berishën me miqtë e kolegët e tyre të disa muajve më parë. Shumë gjëra tragjike dhe dramatike janë harruar nga viti 1991, por gjërat komike nuk janë harruar ende. Dhe ato lidhen vetëm me antimitingjet e enveristëve. Qindra njerëz më pas u ka ardhur turp nga ajo që kanë bërë, janë përpjekur të fshehin ngjarjen apo disa si Buajr Nishani të ndërrojnë dhe mbiemrin, por ana komike e asaj që ka ndodhur me bustin e Enver Hoxhës në krah nuk ka ikur.

Kështu do të ndodhë dhe me antimitingjet e Berishës. Të lusim Zotin që ai t’i bëjë ato qytet më qytet, ku shkon Lulzim Basha, që qytet më qytet, të jetë e qartë ndarja mes tij dhe qytetit, mes kulturës berishiste dhe kulturës qytetare dhe mes të tjerash, mes njerëzve që e përfaqësojnë Sali Berishën.

Ata që do të marrin përsipër “antimitingun”, natyrisht do jenë simbol i tij në atë qytet dhe nuk ka më mirë se sa simbol I tij në çdo qytet të Shqipërisë, të jenë kategori të tilla të degraduara njerëzish.

Sot, disa nga ata që bënë antimingtun e parë në Tropojë, janë në ekipin e Foltores së Sali Berishës si organizatorë. Një prej tyre, madje është koka që urdhëroi antimintingun. Ata të shkretët që dolën në të ftohtin e 11 Janarit 1991, të protestonin kundër themelimit të PD si prerje në besë e partisë nga Tropoja, janë fshehur për 30 vjet mos t’ua kujtojë njeri.

Ndaj këta që marrin pjesë në antimitingjet e Berishës, thjesht duhen filmuar dhe fotografuar që të mos harrohen. Duhen publikuar me humor dhe keqardhje. Është ndoshta nderi I fundit që Sali Berisha po I bën Lulzim Bashës, I pa vetëdijshëm që po e diferencon nga plehrat dhe historitë e tij linçuese. Ky është në fakt Berisha i vërtetë, një njeri banal, që e ka nisur karrierën prej antimitingjeve enveriste dhe po e mbyll me antimitingjet e veta. Së paku në një pikë nuk I tradhëtoi enveristët. Ua mbajti gjallë traditën.