osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rrëfimi prekës i kameramanit shqiptar që i tregoi botës për masakrën e Reçakut: Lotët më kanë shkuar, por kamerën s’e kam lëshuar!

Rrëfimi prekës i kameramanit shqiptar që i tregoi botës për masakrën e Reçakut: Lotët më kanë shkuar, por kamerën s’e kam lëshuar!

“Njeriu pa kokë” është pamja që do t’i mbetet përgjithmonë në kujtesë. Filmimet që fokusoi objektivi i kamerës së tij në mëngjesin e mesit të janarit të vitit ’99 shënuan kthesë në historinë e Kosovës. Teksa kalonte përreth trupave të masakruar, ai lotonte por nuk e lëshonte nga dora kamerën.

Përveç ftohtësisë së janarit, reporteri i luftës Sylejman Kllokoqi, i cili punon për Associated Press, kujton trupat e masakruar të dhjetëra viktimave të pafajshme të Reçakut.

Ai nuk do të harrojë asnjëherë pamjen e këtij fshati, i cili është jo fort larg nga Prishtina, mëngjesin pasi u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq.

“Kjo kohë ma kujton kohën, ftohtësinë, njësoj thuajse sot jam nisur për Reçak. Një kohë e ftohtë dhe ma përkujton edhe atë familjen kur kishte mbuluar atë djalin pa kokë dhe ja kërkonte kokën. Ai ka qenë takimi i parë në fshat”, rrëfen ai.

Fotoreporteri i luftës, për të cilin nuk ishte hera e parë që po xhironte trupa të masakruar, dy ditë para se të ndodhte masakra kishte tentuar të hyjë brenda fshatit.

“Dy ditë më herët, ne ishim atje afër Reçakut në Shtime dhe ku dëgjoheshin krismat dhe luftimet që ishin në Reçak. Prezencën e gazetarëve, e theksoj, se ka qenë edhe OSBE aty me xhipet e portokalltë në krye me Walker. Atë ditë ne tentuam të hymë, por nuk na lejuan edhe misioni i Walker, por aty ishin shumë luftime dhe ishte e pamundur që të hyjmë në Reçak të xhirojmë ato luftime dhe u kthyem. Unë çdo ditë, për shkak se ishte shumë afër Prishtinës, dhe të nesërmen shkova, tentova por prapë isha më duket i vetmi shqiptar në atë kohë dhe nja 2-3 kameramanë të tjerë të huaj. Filluan disa plumba në Shtime të fluturonin mbi kokat tona dhe erdhën të misionit të OSBE-së na larguan”, shton Sylejman Kllokoqi.

Sylejman Kllokoqi tregon për KosovaPress se pas filmimeve që kishte bërë në luginën e Bebushit, ty ku ndodhi masakra e Reçakut, ishte kthyer me shpejtësi në Prishtinë për t’i dërguar ato në redaksinë e Associated Press.

“Në mëngjes herët nga ora 05-06 të mëngjesit ka qenë ditë e ftohtë si kjo këtu dhe vetëm borë nuk ka pasur, me fotografin Visar Kryeziu të Associated Press shkuam bashkë deri në Shtime dhe e pyetëm një kalimtar rasti se çka ka ndodhë në Reçak, ai tha që ‘ne e dimë vetëm që policia është larguar sot herët’. Në momentin që tha është larguar ne kemi vrapuar të hymë brenda në Reçak dhe shtëpia e parë ku u takova me disa familjarë, se i gjithë Reçaku ishte zgjuar në këmbë aq herët, dhe pash një trup pa kokë ku familjarët e kërkonin kokën e njeriut. Pastaj vazhdova nga ana e majtë për të hyrë në kodrën apo luginën ku sot i shihni ato xhirimet që janë prezente të miat dhe deri atje pash në tri vende ku ka pasur të pushkatuar nga dy, nga tre, nga një”, tregon ai më tej.

Tre muaj para masakrës së Reçakut në Kosovë ishte vendosur Misioni Verifikues i OSBE-së.

Detyra e monitoruesve ndërkombëtarë ishte që të siguroheshin që po ndaleshin luftimet mes forcave serbe dhe UÇK-së. Shefi i këtij misioni, William Walker një ditë më pas shkoi në këtë vend për të parë se çfarë kishte ndodhur.

“Diku në orën 11:00 erdh edhe Walker ku i vizitoi trupat dhe e dha një deklaratë të fuqishme se tha se kjo është një prej masakrave më të mëdha që ka ndodhur. Atëherë ajo u bë tregim mjaft botëror. Edhe ditën e nesërme e kemi vazhduar se trupat i larguan, i dërguan në xhami, ai tregim ka zgjat vetëm 1 javë. Non-stop kemi qenë me kamera aty”, shton ai.

Ai flet për rëndësinë e filmimeve, ku sipas tij po të mos ishin këto pamje vështirë do të besohej masakra që ndodhi. Mbi të gjitha, Kllokoqi shprehet se nuk e ka përjetuar lehtë, meqë bëhej fjalë për popullin shqiptar.

“Shumë vështirë ka qenë me i pa, por unë para kësaj masakre se edhe unë jam njeri si çdo kush. Unë kam parë edhe në Bosnjë mbi 50, mbi 100 të vdekur. Gjithmonë i jam mbajtur parimit shumë profesional që të mos më kapin emocionet, sepse në qoftë se një reporter, një kameraman, gazetar e kapin emocionet atëherë do të largohem prej aty. Në jetën time më ka ndodhur si reporter i luftës që lot të më shkojnë, por kamerën nuk e kam lëshuar. Shumë rëndë, por unë jam fokusuar atë ditë që sa më shpejt t’i xhiroj këto viktimat edhe më shpejt t’i dërgoj në botë”, rrëfen ai për KosovaPress.

Mëngjesin e hershëm të 15 janarit 1999, u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq, në mesin e tyre edhe një grua e moshuar, trupi i së cilës ende nuk është gjetur. Trupat e 45 banorëve të Reçakut, janë të varrosur pak metra larg fshatit tek kompleksi memorial. Në afërsi të kompleksit është e ngritur edhe statuja e William Walkerit, njeriu i cili për herë të parë masakrën e Reçakut e cilësoi krim kundër njerëzimit.