osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Transaksionet, 1.9 miliardë lekë shkojnë çdo vit për udhëtime, hotele, dieta e qoka, nga AZHBR, te Presidenca dhe Kryeministria

Transaksionet, 1.9 miliardë lekë shkojnë çdo vit për udhëtime, hotele, dieta e qoka, nga AZHBR, te Presidenca dhe Kryeministria

Rreth 1.8 miliardë lekë të reja ose 18 miliardë lekë të vjetra shkojnë çdo vit për dieta, udhëtime dhe pritje përcjellje. Gazeta ka siguruar transaksionet e thesarit të bëra gjatë periudhës janar-dhjetor 2021 ku tregohet e ku shkojnë taksat e shqiptarëve.

Pak ditë më parë u publikua databaza e pagave, e cila tregon se si në ministri miliona e miliona lekë shkojnë për këshilltarë dhe ndihmesa, ndërsa duket se pushtetarët shpenzojnë shumë edhe për hotele, takime me personalitete apo dhe dieta. Sipas të dhënave të publikuara nga “Open Data”, gjatë vitit 2021, vetëm për hotele institucionet buxhetore në vend kanë shpenzuar plot 274,421,480 lekë të reja.

Pra çdo vit rreth 2 miliardë lekë të vjetra shkojnë vetëm që zyrtarët e administratës dhe politikanët të flenë në hotele. Më tej bëhet e ditur se vetëm për dieta, po për udhëtime shpenzohen çdo vit 1,489,356,779 lekë. Ndërsa shpenzimet më të mëdha janë për atë që quhet pritje-përcjellje.

Pra janë shpenzime që bëhen për shkak të takimeve që kryejnë personalitete shqiptare me individë vendas dhe të huaj. Për të tilla takimesh janë shpenzuar gjatë viti që lamë pas 156,015,035 lekë. Nëse bëjmë një mbledhje të të gjitha shumave, rezulton se gjatë vitit 2021, vetëm për hotele, dieta dhe pritje-përcjellje janë shpenzuar plot 1.919.793.294 lekë.

Nëse i shohim më me detaje, sa i takon pritjes dhe përcjelljes në krye është Kryeministria, pasi rezulton se Kryeministri ka shpenzuar për vitin që lamë pas 55,304,417 lekë për takime me personalitete. Më pas vjen Presidenca me 6,175,033 lekë dhe Kuvendi me 4,911,500 lekë. Ndërkohë shpenzime kanë dhe ministritë por në shumë më të ulëta.

Pagesat për hotele

Ajo që bie në sy është se ka pagesa të shumta për hotele. Por cilat janë këto shpenzime? Sipas të dhënave të “Open Data” gazeta po publikon disa prej shpenzimeve si më poshtë: Universiteti “A. Xhuvani”, Elbasan, 31.581 lekë, fjetje hotel të huaj në konferencë; Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR), 622,282 lekë, shpenzime udhëtimi Tiranë-Antalia- Tiranë, akomodim në hotel.

Agjencia e Akreditimit, 36,348, akomodim në hotel; Aparati Ministrisë së Shëndetësisë, 55,680 lekë, shpenzime akomodime hoteli. Drejtoria Rajonale Arsimore, Lezhe, 585,647 lekë, akomodim hoteli; Qendra e Studimeve Albanologjike Tirane, 233,000 lekë, akomodim hoteli; Agjencia e Akreditimit, 42,000 lekë, akomodim në hotel. Ka shumë institucione të tjera që kanë shpenzuar fonde të mëdha për hotele.

Nëse shohim shifrat më lart, rezulton se një institucion si AZHBR ka shpenzuar 6.2 milionë lekë për shërbim hoteli në Turqi. Po ashtu dhe shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Drejtorisë Arsimore Lezhë janë stratosferike.