osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Presidenti i Republikës del organizator i “puçit të pallatit” në selinë e PD, zbardhen orientimet që i jepte Këlliçit gjatë dhunës së 8 janarit

Presidenti i Republikës del organizator i “puçit të pallatit” në selinë e PD, zbardhen orientimet që i jepte Këlliçit gjatë dhunës së 8 janarit

Plas skandali me protestën e 8 janarit para Partisë Demokratike. Ashtu siç edhe aludohej, i përfshirë në tubimin që degradoi në dhunë ka qenë edhe presidenti Ilir Meta.

Ky i fundit iu përgjigj dje akuzave të Bashës dhe Partisë Demokratike por pranoi se gjatë gjithë këtyre ditëve ka patur kontakt me deputetët e “Foltores”.

Meta ka publikuar një komunikim me deputetin demokrat Belind Këlliçi. Në orët e para të mëngjesit pak para ngjarjes presidenti e kishte udhëzuar deputetin që në protestë të mos prekeshin makinat me dorë pasi sipas tij ishte një provokim dhe demokratët nuk duhet të binin pre.

Meta po ashtu i kishte bërë thirrje deputetit për kujdes që kontrolli paqësor i protestës të mos humbte.“ Të shtunën në 10:24 kur kam parë makinat te oborri i PD e vlerësova si një moment provokativ. E kam marrë në telefon zotin Belind dhe nuk ma ka hapur, dhe më thotë pastaj President sa mbaruam një mbledhje me të rinjtë, të përshëndes.

I them, kujdes, të mos preket asnjë makinë në oborr se është provokim. Po më thotë, nuk bëhet fjalë. Në 10:40 më ktheu përgjigje. Më pas në 11:10, 20 minuta para se të hapej dera, i them mos humbni kontrollin paqësor të protestës. Po më thotë.

Presidenti nuk bën lojëra të dyfishta as të trefishta”, tha presidenti. Me publikimin e këtyre mesazheve duket qartë se përveç komunikimit miqësor me deputetin në fjalë, Meta edhe ka qenë i përfshirë në organizimin e protestës dhe orientimin e saj. Në këtë situatë lind pyetja, çfarë kërkon presidenti i Republikës në shqetësimet e brendshme të Partisë Demokratike? Të gjitha këto ngjarje dhe deklaratat e fundit të tij të çojnë drejt skenarit bashkëpunues Meta-Berisha.

Presidenti “i jep zemër” Berishës: Qëndro në krye revolucionit

Ndërkohë kreu i shtetit as kësaj here nuk e fshehu simpatinë dhe dobësinë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Presidenti i bëri thirrje ish-kryeministrit të qëndrojë në krye të revolucionit dhe ta orientojë përditë atë teksa u tregua dhe kritik. Sipas tij, nëse do kishte para protestës së 8 janarit anëtarë të grupit të rithemelimit, disa akte dhune do ishin shmangur.

“Ju e dini që Doktorin e kam pikë të dobët, por i bëj thirrje të qëndrojë në krye. Deklaroi revolucionin, tani t’i rrijë në krye përditë atij dhe ta orientojë. Po dole në krye të revolucionit duhet ta drejtosh atë në çdo sekondë. Edhe në oborrin e PD më 8 Janar, nëse do kishte para protestës anëtarë të grupit të rithemelimit, do ishin shmangur disa akte dhune. Jo të shkosh atje pas protestuesve”, deklaroi ai.

Meta i përgjigjet Bashës

Nga ana tjetër presidenti iu përgjigj edhe kreut demokrat Lulzim Basha. Ky i fundit e akuzoi se presidenti kishte përdorur PD-në si mburojë për interesat e tij. Meta tha se çdo ditë gjendet para qytetarëve dhe nuk ka nevojë aspak për mburojë.

Sipas tij ata që vendosin blinde dhe fshihen, din të provokojnë presidentin për llogari të dikujt tjetër. “8 janari nuk ishte gjë tjetër veçse moment tragjik i një procesi politik degradues që po zhvillohet prej muajsh e vitesh në sytë e të gjithë shqiptarëve. Unë i kam vendosur këto blindat, ata me maskat unë i kam çuar atje? Çfarë më duhet mua PD si mburojë?

Asnjë parti politike nuk më duhet mua si mburojë. Unë dal mes qytetarëve shqiptarë çdo ditë dhe nuk kam nevojë as për shoqërues, fare. Kush vendos blinda, mburoja, kush fshihet, ju e dini shumë mirë edhe kush e provokon presidentin dhe për llogari të kujt e bën dhe që e ka provuar për vite të tëra”, tha Meta.