Në urdhër-arrestin e Tahirit flitet edhe për udhëtimet e tij së bashku me Orest Sotën, në makinën e të cilit u gjetën, bashkë me dy patenta detare të Tahirit, edhe 860 mijë euro para’ të thata: Prokuroria këmbëngul të thotë se ato para’ i përkisnin ish-ministrit të Brendshëm. Tahiri dhe Sota bashkë me familjet perkatëse u takua ne Malin e Zi ne gusht 2017 dhe me nje skaf të drejtuar prape nga Saimir Tahiri u nisen për nje pushim tre javor në Itali. Me ta ishte edhe gardisti Gentian Ceka, shofer i Tahirit, dhe miq te tjerë si Alban Aliaj, Evi Robo dhe Loran Sevi.
Saimir Tahiri sipas prokurorisë, në datën 7 korrik 2017, ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet Murriqanit me makinën e Ardit Sotës, vëllai i Orest Sotës, ndërsa me 2 gusht 2016 Saimiri dhe Oresti u nisën bashkë me Gentian Cekën për në Bari