Pas sulmit të dhunshëm të çetës së Doktorit mbi selinë e PD më 8 janar, Prokuroria vendosi të thërrasë organizatorin e protestës.
Të gjithë mendonin se ishte Doktori. Por aty u shfaq surpriza.
Në një letër drejtuar Prokurorisë, Muli merr përsipër organizmin e protestës dhe penalitetet që burojnë prej saj:
“I nderuar prokuror!
Në adresë të organizatorëve të protestës së 8 janarit, që përfaqësojnë 44 mijë votues në referendum dhe 4400 votues në stadium, ka ardhur një fletë thirrje për Doktorin.
Ju bëj me dije se njeriu që ka organizuar protestën dhe sulmin mbi godinë jam unë dhe jo Doktori.
Përmes kësaj deklarate marr përsipër si më poshtë.
Të thirrem të pyetem dhe të përgjigjem në emër të Doktorit.
Atë punë që e kam bërë tani e kaq vjet në emër të tij, e bëj dhe në Prokurori.
Të ndëshkohem me gjobë, ose burg, në emër të Doktorit.
Ky do ishte nderi më i madh i jetës sime, që të hyja në burg për atë burrë.
Po ashtu marr përsipër çdo dëm financiar shkaktuar nga sulmi ynë.
Ëndrra jonë ishte të dëmtonim sa më shumë Lulzim Bashën financiarisht, por dyshja Rama- Basha i kanë marrë masat dhe godina do rinovohet me lekët e shtetit.
Pra as këtu nuk na dhanë shansin të fitojmë.
Pengu i jetës sime është që ai burrë nuk na ka dhënë shansin të vdesim për të.
Ne mund ta kishim këtë shans më 8 janar që të vdisnim për të, por dyshja Rama- Basha na prenë në besë, futën Policinë dhe nuk na lanë të vdisnim për atë burrë.
Deri këtu shkon ligësia e atyre njerëzve, duke mos na lejuar as të vdesim për të.
Sidoqoftë përmes kësaj letre marr përsipër të gjitha reperkusionet që ju keni llogaritur për Doktorin rreth këtij procesi.
Jam në dispozion tuaj dhe pres të me jepet shansi të vdes për Doktorin”.