Ilir Meta e ka kaluar fundjavën në natyrë dhe ka ngjitur malin e Dajtit këtë të diel, ndoshta udhëtimi i fundit nëpër male e nëpër kodra me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Në fakt është vërtet për tu mëshiruar vendi në dorë të kujt ka rënë dhe ata që e zgjodhën për të udhëhequr shtetin duhet të japin llogari një ditë.
Ai ka publikuar foto e video nga ngjitja e tij më këmbë, a thua se shqiptarëve u intereson ky roxhobonxho se nga bredh. Kësaj i thonë fshati digjet dhe …Meta krihet në majë të malit
“Maja më e lartë e Dajtit një mrekulli!”, shkruan Meta, përbri fotos ku duket e gjithë Tirana nga lart. /Ekskluzive.al