Një 48-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga, pasi u kap nga autoritetet turke me një sasi të konsiderueshme droge.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet me inicialet N. K.., i cili është arrestuar në aeroportin e “Ataturkut”.
Mësohet se policia e Stambollit gjatë kontrollit të ushtruar në valixhen e shqiptarit, u kap sasia e drogës, përkatësisht 9 kg e 709 gramë kokainë. Sakaq, 48-vjeçari shqiptar, kishte hyrë më 2 maj në aeroportin e Stambollit nga Sao Paulo i Brazilit.
Priten të tjera detaje rreth kësaj ngjarje.