Situata në Kazakistan vijon të jetë e tensionuar, ku duket se rrugët janë kthyer në një fushë betejë.
Rrugët në Almaty janë plot kaos , ndërsa njerëzit nuk i kanë ndalur protestat që nga e diela e kaluar për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve.
Trazirat kanë shkaktuar shqetësim të thellë për shkak se numri i viktimave nga përplasjet e dhunshme është i lartë, po ashtu në të njëjtën kohë edhe arrestimet janë të larta.
Një sërë reagimesh dhe thirrje për ulje të tensioneve ka pasur nga zyrtarë të ndryshme, duke filluar nga Anthony Blinken i cili ka kërkuar të mos shkelen të drejtat e njeriut.
Ndërkohë aeroporti do të jetë i mbyllur deri më 9 janar, deri më tani janë anuluar më shumë se 20 fluturime.