Të premten ajo pranoi publikisht se është biseksuale, e po atë natë lançoi edhe këngën e saj më të re “Girls”, singëllin dedikuar komunitetit të LGBTI, për të cilën ylli shqiptar tha se fraza e tekstit “Unë dua vetëm të puth vajza” ishte më e sinqerta që ka përdorur ndonjëherë në një këngë.
Por është një vajzë në veçanti që Rita Ora ka pasur në mendje kur ka shkruar edhe tekstin e kësaj kënge.
E sipas “The Sun”, Cara Delevingne, e cila ka pranuar shumë kohë më parë faktin se është lesbike, është edhe vajza e cila ka bërë Rita Orën të mendojë edhe për seksin e njëjtë.
Dy vajzat, prej kohësh kanë pranuar miqësinë mes tyre, e deri më tani asgjë më tepër nuk është pranuar publikisht.