osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sali Berisha: Basha na doli farë e keqe!

Sali Berisha: Basha na doli farë e keqe!

Sali Berisha ka ashpërsuar akuzat në adresë të Lulzim Bashës, duke thënë se e shndërroi Partinë Demokratike në shpellë të grupeve terroriste. Nga Fieri ku mori pjesë në 31-vjetorin e themelimit të kësaj dege, Berisha nuk la pa ironizuar edhe sloganin e Lulzim Bashës “Zgjedhim të ardhmen”, duke e etiketuar si farë të keqe.

“Ky njeri kthehet dhe vendos dyer e blinda në selinë e PD, e shndërron atë siç kane qenë degët e punëve të brendshme të Hoxhës dhe shpellat e grupeve terroriste në botë. S’kemi të bëjmë me çrregullime të shëndetit mendor, por kemi të bëjmë me një farë të keqe të moralit njerëzor që s’njeh as standard e as normë.”

Protestën e 8 janarit e cilësoi ditë feste për demokratët, duke u kujdesur t’i japë një mesazh jo vetëm Lulzim Bashës, por edhe kryeministrit Rama.

“Data 8 është një datë historike jo vetëm për PD. Kemi arsye të festojmë ditën e shtunë me datën 8. Një mesazh kam për Edi Ramën. Hiq dore nga skenarët e thurura së bashku me pengun tënd kundër demokratëve, sepse absolutisht ne merremi njëlloj si me pengun dhe pengmarrësin”.

Në një tjetër takim me demokratët e Gjirokastrës Berisha tha se këtë betejë nuk e ka aspak për karrigen e tij, duke I ftuar deputetët që mbështesin Lulzim Bashën të bashkohen në protestën e 8 janarit përpara selisë së Partisë Demokratike.

“Mos u bëni skllevër të një njeriu që ju shet e blen për interesat e veta. Kjo është partia juaj, të bashkohemi, me 8 Janar të gjithë së bashku të shkojmë në shtëpinë tonë të demokratëve. Nuk është çështje zyrash e personash. Beteja që po zhvillohet është për parimin a do qeverisë shumica të respektojë pakicën, apo pakica me dhunë mbi shumicën”?

E teksa Lulzim Basha e akuzon se shoqërohet me trafikantë droge, Sali Berisha iu përgjigj duke thënë se e ka kthyer selinë blu në strehë të kriminelëve.

“Vë blinda e brava dhe ka shndërruar tempullin tonë në një ndërtesë burg ku futen banditë, vrasës, e kriminele me emër e mbiemër, por nuk futen dot deputetët dhe zyrtarët e saj. Si Enveri shpiku derën e kryetarit ku futet vetëm Lulzim Brava për çështje sigurie”.

Berisha tha se Lulzim Basha është i përfshirë jo vetëm në dosjen “Muzin” dhe atë “Toyota Yaris”, por është i lidhur në afera biznesi me Kryeministrin Rama.