Artan Fuga, një prej mbrojtësve publik të publikimit të rrogave, thotë se Prokuroria duhet të presë urdhër-arrestet për analistët dhe drejtuesit e emisioneve, që nuk justifikojnë dot pagat dhe të ardhurat.
“Ore këta opinionista, drejtuesa emisionesh, gazetarë, a ku e di unë se çfarë dreqin janë dhe dalin se marrin rroga nga privati, mos kujtojnë se kanë vetëm ngarkesa morale ndaj publikut të Shqipërisë.
Duhet të provojnë me prova të forta se atje ku kanë marrë paratë kanë bërë realisht punë, të tregojnë gjurmët e punës së tyre, me dokumenta, me produkte, ditë pas dite, etj.
Përndryshe prokurorisë i lind e drejta t’u presi fletën e arrestit duke i akuzuar me plotë të drejtë për trafik parash në mënyrë të paligjshme.
Po kështu edhe për një sërë anëtarë bordesh, menaxherë kompanish, le të jenë private.
Se mos kujtojnë ata se me ligjin janë në rregull, dhe kanë probleme vetëm morale”, shkruan ai.