osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shkarkimi/ Vitore Tusha thërret Ilir Metën të japë llogari për sulmet kundër SHBA, Presidenti skenar për të sabotuar gjyqin

Shkarkimi/ Vitore Tusha thërret Ilir Metën të japë llogari për sulmet kundër SHBA, Presidenti skenar për të sabotuar gjyqin

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha mësohet e ka thirrur Ilir Metën të paraqitet në gjyq, për të dhënë llogari për akuzat e Kuvendit për cënim të marrëdhënieve me SHBA, degradimin e Presidencës, cënimin e sigurisë publike, nxitjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, shantazhimin e ambasadorëve dhe bashkimin në një fron me Sali Berishën kundër SHBA dhe reformës në Drejtësi.

Anëtarët e Kushtetueses do të dëgjojnë të dy palët, si Ilir Metën ashtu edhe përfaqësuesit e Kuvendit, dhe më pas do të vendosin për shkarkimin ose jo të Presidentit. Sipas të gjitha gjasave dhe shenjave, Ilir Meta do shkarkohet si President, vendim i cili do t’i hapë rrugë Departamentit Amerikan të Shtetit për ta shpallur ‘non grata’. Ilir Meta ka sot vetëm një votë të sigurt, atë të Sonila Bejtjas, të cilën e emëroi në Kushtetuese në mënyrë të dyshimtë dhe pa plotësuar kriteret, pasi Bejtja kishte eksperiencë më shumë si notere.

Por Meta e emëroi pasi Sonila Bejtja ishte gruaja e Andi Bejtjas, një analist në oborrin e dyshes famëkeqe Meta- Berisha, i cili paguhej nga mafiozi italian me 18 milionë lekë në muaj.

E paqartë është vota e Marsida Xhaferllarit, ish avokate e qeverisë Berisha dhe bashkëpunëtorja e Metës në ish KLD. Por, Xhaferllari është mikesha e Enkelejd Alibeajt, i cili është rreshtuar me SHBA. 5 anëtarët e tjerë, përfshirë edhe vetë Vitore Tushën, pritet të votojnë pro shkarkimit, duke fundosur Ilir Metën.

Nga ana tjetër, ka shumë gjasa që Ilir Meta të mos paraqitet në gjyq si i akuzuar për cënim të marrëdhënieve me SHBA. Ligji për Gjykatën Kushtetetuese parashikon që nëse Meta nuk paraqitet në gjyq, procesi vazhdon. Por, Ilir Meta pritet të ndjekë një taktikë tjetër, për të zvarritur dhe sabotuar procesin.

Ai pritet të paraqesë si alibi axhendën e ngjeshur të Presidentit, duke kërkuar shtyrjen e seancës. Në fakt e vetmja axhendë e Metës janë pazaret e fundit në Presidencë dhe bashkëpunimi me Sali Berishën në frontin kundër SHBA. Meta synon të shtyjë vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese deri kur t’i mbarojë mandati dhe të kthehet tek banda e tij LSI, ku kanë mbetur vetëm e shoqja dhe Petrit Vasili./Pamfleti