Ditët e fundit në media është diskutuar shumë për finale e madhe të Eurovizion, ku fitues u shpall Izraeli, ndërsa në vendin e dytë u rendit këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira e cila përfaqësonte Qipron me këngën ‘Fuego’.
Humbja e vendit të parë u diskutua gjatë nga mediat greke të cilat kanë fajësuar Shqipërinë pasi i dha 12 pikë Italisë dhe jo Qipros. Megjithatë edhe pse javët e fundit Eleni u kryqëzua nga grekët për shkak të shqiponjës që bëri me përfaqësuesin e vendit tonë Eugent Bushpepaj, ajo është pritur mjaft mirë nga fansat e saj në Greqi.
Ndërsa ka mbërritur në Athinë, në dalje nga aeroporti Eleni është pritur nga shumë adhurues dhe madje edhe nga gazetarët të cilët nuk ndalonin së fotografuari këngëtaren e njohur. Ajo shihet shumë e lumtur që më në fund ka mbërritur në Athinë dhe këtë gjë e ka treguar dhe në një postim në profilin e saj ku shkruan: ‘’Shtëpi e ëmbla shtëpi, Athina”.