Intervista e Thomas Brdariç që ka bërë në një prej mediave gjermane po vazhdon që të shpërndahet gjerësisht në këtë shtet.
Për shkak të imazhit të tij si lojtar, pavarësisht se si trajner nuk është ngritur ende në atë lartësi, Thomas i tha të gjitha dhe goditi jo pak imazhin e vetë Vllaznisë fillimisht, pa lënë pas edhe futbollin shqiptar.
E teksa mediat e tjera gjermane po vazhdojnë që të raportojnë të njëjtat fjalë, “Mopo.de” i ka marrë kuptimin fjalëve të Brdariç.
Qëllimi i gjermanit është arritur pasi puna e tij është lartësuar mbi të gjitha, për të marrë vetë të gjitha meritat. “Si arriti Brdariç që të fitonte Kupën dhe të shpallej nënkampion me një ekipi provincial si Vllaznia në Shqipëri”, shkruan Mopo.de.
Thomas Brdariç është shpallur trajneri më i mirë i sezonit 2020-2021 nga ana e “RTSH”, në ceremoninë që ka organizuar në bashkëpunim me FSHF.
Por në fakt trajneri gjerman nuk ka shumë mbresa të mira nga Shqipëria dhe në mediat gjermane, është “lëshuar pa frena” për problematikat dhe hallet që ka në Superiore.