Ardian Ismajli është garancia e prapavijës së Shqipërisë duke qenë përkrahë emrave si Gjimshiti dhe Kumbulla. Në kohën kur ishte në Kroaci te Hajduku i Splitit, lojtari shqiptar ishte në formacionin më të mirë thuajse në çdo javë.
Tashmë pjesë e Serisë A me Empolin, Ardiani ka treguar në një rrëfim të rrallë për “Koha.net” edhe sakrificat për të luajtur në nivelet më të larta.
“Në moshën 16-vjeçare kam marrë ftesë nga klubi i Paderbornit. Por Ambasada e Gjermanisë më refuzoi vizën dhe i revoltuar vendosa të hyjë në grevë urie.
Greva zgjati rreth tri orë. U pajtuam që ta ndërpres grevën, me kusht që të nesërmen të pajisem me vizë. Isha i vendosur të mos largohem pa marrë vizë.
Ashtu edhe ndodhi, ambasada më pajisi me vizë”, tha Ismajli. Kur pyetet për kalimin nga Kosova te Shqipëria, mbrojtësi është shprehur:
“Unë jam i kënaqur me gjithçka që kam dhënë për Kosovën dhe Shqipërinë. Unë jam lojtar që jap gjithçka në fushë dhe jam i lumtur për zhvillimin tim në karrierë. Sigurisht se synimet e mia janë edhe më të mëdha. Dua të luaj për Shqipërinë në një ngjarje të madhe, Evropian apo Botëror”, përfundoi Ardiani