Analisti Frrok Çupi, thotë se i ka bërë përshtypje që sot Sali Berisha nuk shkoi në selinë blu në zotimin e tij se do të lironte zyrën e PD-së nga Lulzim Basha. Për mungesën e Berishës, Çupi ka dhënë edhe arsye.
“Berisha nxitës për së gjalli i konfliktit dhe do të vazhdojë në këtë mënyrë,. Përplasja e sotme në selinë e PD, ishte anemike, Berisha nuk mori pjesë, ky është lajmi, pse nuk është Berisha, ka mundësi që të mos jetë edhe në datën 8 janar, se ai e di që një incident i vogël të ndodhë, atij i vihen menjëherë prangat, ky është fundi i Berishës.
Nuk sulmon PD, as Bashën, por problemin e ka me drejtësisë”, tha Çupi në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv.