Skaneri në portin e Durrësit i kontejnerit ku u gjetën 119 kg kokainë ka treguar se ngarkesa kishte mungesa. Gazetari Artan Hoxha ka treguar “hiletë” që bëhen në këto raste, duke theksuar se jo të gjithë kontejnerët kalojë në skaner për shkak të fluksit. Mirëpo në këtë rast kontejneri ka kaluar në skaner, por kishte mungesa, që do të thotë se është ndërhyrë.
“Skaneri në vetvete skanon çfarë i sjellin jo çdo gjë, jo çdo kontejner kalon në skaner sepse ka fluks. Ti në 5, 7, 9 kontejnerë zgjedh 2. Në 28 ka kaluar në skaner dhe në skaner ka dalë i pastër por në skaner ka dalë se kishte mungese. Në 28 ka kaluar në skaner në 29 është bërë transporti nga porti në Vaqarr. Çuditërisht në orët e mbrëmjes i kanë dalë persona të armatosur kanë kontrolluar në kontejner”, tha Hoxha për ABC.
Për shkak të sasisë së madhe të bananeve në kontejner sipas gazetarit ka qenë e pamundur të kontrollohej e gjithë ngarkesë nga personat e armatosur që i prenë rrugën shoferit. Pavarësisht se shoferi në dëshminë e tij dha një version që tregonte se persona të armatosur kanë ndërhyrë në kontejner duke lëvizur arkat, në zonë nuk ka kamera për ta vërtetuar një gjë të tillë.
“Kontejneri kishte 20 ton banane. Ata s’kanë mundësi fizike të kontrollojnë këtë ngarkesë. Që të jetë e besueshme dëshmia e shoferit duhet të ketë ca gjëra shtesë. Te vendi ku është ndaluar ka shenja xhirimi gomash e ka ndaluar, por s’ka kamera”, tha ai.
A do të ketë dhunë në 8 janar nëse Basha nuk largohet nga zyra? Luan Baçi zbulon PLANIN që po përgatisin
“Kjo çështje duhet të zgjidhet nga…”/ Situata e tensionuar brenda PD-së, analisti i njohur nxjerr prapaskenat dhe jep ‘çelësin’ për të dalë nga kjo gjendje
Dyshuese është edhe mënyra se si u denoncua rasti në polici nga vetë pronari, një ditë me vonesë. Autoritetet sipas Hoxhës kanë gjetur çfarë është lënë, duke nënkuptuar se ka pasur sasi më të mëdha kokaine se 119 kg i kapur.
“Kur ka ardhur në Tiranë s’ka bërë denoncim të nesërmen është njoftuar menaxheri i cili më pak ka njoftuar pronarin. Në 30 pronari i kompanisë nga SHBA njofton drejtorin e policisë. Deri këtu autoritetet s’kanë ditur asgjë. Autoritetet tona s’kanë patur dijeni deri kur janë marrë në telefon kjo është e provuar. Gjetën çfarë u lanë. Ose s’i morën dot ata të Romanatit ose i lanë aty. 99.9% të rasteve shoferët s’dinë asgjë, sepse nëse e lajmëron s’ka shofer që të hipën në atë kamion”.
Artan Hoxha tha se tilla raste të ngjashme ka pasur edhe më parë.
“Në rastin konkret, kokaina është brenda arkave dhe është vendosur që kur është bërë ngarkesa e bananeve dhe këtë akses se ka njeri tjetër. Në rastin konkret kjo kompani ka përfaqësuesin e vetë dhe ai e merr që nga ferma ku vilet banania dhe futet në kontejner. Këtë radhë kokaina ka qenë në banane. Në korrik Alba Exotic ju gjet në trup kokaina, në frigorifer dhe futet kur është bërë kontrolli në Ekuador dhe kur rri në pritje për në anije. Ka pasur dhe raste të tjera që denoncimi është bërë nga pronari dhe prokuroria i ka futur në burg bashkë me pronarin.
Kjo alibi është shumë e pabesueshme. Kontejneri edhe me domate po të ishte sigurisht që ai fermeri në Lushnje do ta njoftojë policinë se i kanë vjedhur 100 arka, në rastin konkret të dalin njerëz ja fut gjumit, të nesërmen njofton administratorin, pronarin e më pas policinë, ka diçka që nuk shkon. Jo ngjarje është përsëritur dhe në 2016 në Patos. Këto raste tregojnë se ku çalon sistemi jonë. Policia është çuditur edhe kur ka gjetur 119 kg”, tha Hoxha.