osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Artan Hoxha flet për kapjen e 119 kg kokainë: Pronari i shkarkoi në darkë dhe njoftoi policinë në mëngjes

Artan Hoxha flet për kapjen e 119 kg kokainë: Pronari i shkarkoi në darkë dhe njoftoi policinë në mëngjes

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha, ka nxjerrë në dritë detaje të reja lidhur me kontejnerin me banane ku u gjetën 119 kg kokainë, ngarkesë që vinte nga Amerika Latine drejt magazinave të kompanisë Zico Sh A në zonën e Vaqarrit.

Bananet “BanaKing”, janë më të famshmet në Shqipëri, për shkak të makinerisë gjigande të publicitet, reklamimit me shifra marramendëse në televizionet shqiptare, rast mjaft i rrallë në botën e televizionit, ku bananet gjenerojnë kaq shumë të ardhura duke u reklamuar njëlloj si bankat dhe kompanitë e sigurimit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, gazetari Hoxha shkruan se ndryshe nga sasia që policia ka gjetur në zonën e Vaqarrit, sasia e drogës mund të jetë shumë herë më e madhe se sa 119 kilogramë.

Gjithashtu gazetari thekson se pronari i kompanisë, i cili pretendon se kokaina është futur mes bananeve nga disa persona të armatosur, e ka lajmëruar policinë në mëngjes, ndërkohë që shkarkimi i ngarkesës është bërë një natë përpara.

Artan Hoxha nuk e kursen ironinë kur shkruan se duhet bërë edhe inventari i arkave me banane që janë nisur në fillim nga Guayaquil i Ekuadordit pasi tashmë mund t’i druhemi edhe rritjes së çmimit të bananeve.

Reagimi i Hoxhës:

“Eh moj bananja kinge, ç’na e nise me faqe “te bardhe” 2022-shin… Na u be ky konteineri i fundit, qe erdhi nga Ekuatori, si urbani Ndroqit.

Ndalohet ne Gioa Tauro Itali, shkarkohen ca arka me “banane”, pastaj mbyllin konteinerin. E ndalin ca “pasagjere” me maska e kallashnikove ne Romanat, si “trimat e Selfo Qorrit”, vjedhin ca arka me “banane” dhe pastaj mbyllin deren. Ne darke e parkojne konteinerin ne Vaqar, sistemojne arkat me “banane”, pastaj kujtohen ne mengjes, se duhet njoftuar policia.

Vjen policia paradite, gjen dhe ajo ca arka me 119 kilograme “banane bardhoshe”…. Te pakten na jepni inventarin e arkave me “banane”, sa u nisen nga Guayaquil, sa bitisen ne Vaqarr? Jo per gje, por kam hall se mos shkon kacafiu dhe çmimi i bananeve verdhacuke qe ha populli?!!”