Aktori grek Spyros Hatziangelakis është arrestuar nga policia në natën e ndërrimit të viteve pasi akuzohet për “përhapje të lajmeve të rreme”.
Aktori 36-vjeçar, është arrestuar pasi dyshohet se ka telefonuar në natën e Vitit të Ri, duke raportuar se kishte parë një bombë brenda teatrit, duke shkaktuar panik.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e OPKE-së duke nisur evakuuimin e teatrit. Pak më vonë është shfaqur edhe vetë aktori i cili ka pranuar në polici se ishte ai që kishte marrë në telefon, duke thënë se po bënte shaka. E gjithë kjo shaka bëri që policia ta vinte në pranga 36-vjeçarin, i cili duhet të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij.