Gazetari Artan Hoxha tha se selia e Partisë Demokratike është duke u fortifikuar me dyer të blinduara.
I ftuar në emisionin “Opinion” Hoxha tha se këto janë masa për shkak të paralajmërimeve për datat 5 dhe 8 Janar.
“Po fortifikohet në tërësi sistemi i mbrojtjes së godinës. Pjesa e xhamave nga brenda janë vendosur kangjella nga jashtë adeziv.
Nëse tenton të thyesh xhamat ke kangjellat dhe dy dyeret e brendshme janë vendosur dyer të blindura. Në parkingun që ka qenë i lirë hyet vetëm me autorizim dhe hyjnë vetëm makinat e drejtuesve.
Ata që e administrojnë sot godinën thonë që ne kemi marr masa”, shprehet Hoxha.