Ata që kanë pengesa në mësimin e një gjuhë të re nganjëherë vërejnë se alkooli në sasi te kufizuar i ndihmon të flasin më rrjedhshëm. Në një mënyrë, kjo ka kuptim. Është dëshmuar se një birrë ose një gotë me verë mund të ngadalësojë inhibicionet, që e bën më të lehtë për disa njerëz të tejkalojnë nervozen ose hezitimin.
Por në anën tjetër, është treguar se alkooli dëmton funksionet motorike dhe kognitive, afekton negativisht memorien dhe vëmendjen, dhe mund të çojë në vetëbesim të tepruar. Kështu, ai flasin vërtet njerëzit më mirë gjuhët jo-vendase pasi të pijnë alkool, apo ky është vetëm një pretendim i guximshëm.
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, hulumtuesit britanikë dhe holandezë, publikuar këtë në revistën e Psychopharmacology, dhe u zbulua që njerëzit vërtet flasin më rrjedhshëm pasi të pijnë alkool – madje edhe nëse ata vetë nuk mendonin se po.
Studimi përfshiu 50 gjermanë vendas të cilët studionin në Universitetin e Maastricht, që ndodhet në Holandë afër kufirit me Gjermaninë. Të gjithë njerëzit në këtë studim thanë se pinë alkool së paku nganjëherë , dhe sepse mësimet i kanë në gjuhën holandeze , kishin kaluar provimet duke demontruar rrjedhshmëri në gjuhë.
Secilit iu kërkua që të zhvillojë një bisedë dy-minutëshë më intervistuesin në gjuhën holandeze. Para shkëmbimit, gjysmës iu dha ujë për të pirë, ndërsa gjysmës tjetër alkool.
Bisedat u incizuan dhe u vlerësuan nga dy vendas holandezë të cilët nuk e dinin se cila pjesë kishte pirë alkool. Gjithashtu, pjesëmarrësve në studim iu kërkua që te vlerësojnë performancën e tyre, bazuar në sa rrjedhshëm mendonin se kanë folur.
Befasisht, alkooli nuk kishte efekt në shkallën e vetëvlerësimit të pjesëmarrësve në studim; ata që kishin pirë alkool nuk ishin më konfidentë dhe të kënaqur se ata që kishin pirë vetëm ujë.
Por ata performuan më mirë, sipas atyre që dëgjuan incizimet.
Autorët theksuan se sasia e alkoolit e testuar ishte e ulët dhe se sasitë më të mëdha të alkoolit mund të mos kenë efekte të dobishme.