Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov u shpreh për televizionin bullgar Nova se heqja e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut është funksion i punës që duhet ta bëjnë qeveritë e dy vendeve dhe të arrihet, progres në të gjitha pikat e rëndësishme.
Siç raporton MIA nga Bullgaria, Petkov shpreson se marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore duhet të jenë në radhë të parë, por kjo, sipas tij, kërkon shumë punë nga dy palët.
“Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të punojnë bashkërisht”, tha Petkov.
Lidhur me pyetjen nëse Rusia ndërhyn në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë me filmin “Një fe, një gjuhë”, Petkov thekson se tezat e paraqitura në atë film janë kundër marrëdhënieve të mira fqinjësore mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
‘Tezat e paraqitura në filmin rus janë kundër marrëdhënieve të mira fqinjësore mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sofja është shprehur kundër filmit dhe se përveçse nuk e miraton e kritikon atë fuqishëm. Bullgaria nuk mund të qëndrojë indiferente kur dikush dëshiron të rrezikojë historinë bullgare.’- tha ai, shkruan Alsat.
Filmi rus i cili u shfaq në Maqedoninë e Veriut si premierë solli edhe polemikat mes Rusisë dhe Bullgarisë. Në film cilësohej se alfabeti sllav është maqedonas dhe se shenjtorët Kirill dhe Metodi e studentët e tyre nuk kishin asnjë lidhje me Bullgarinë.