Prej 10 ditësh, Sali Berisha i bërë “leckë” botërisht, po përdor klanet, skutat dhe marifetet e tij djallëzore, për të zhbërë dhe pastruar vendimin “Person e familje non grata” që i bëri SHBA.
E vemtja “fije” ku po kapet Sali Berisha për të shpëtuar nga kjo goditje fatale, është deklarimi se “SHBA nuk ka prova”, mirëpo prova krimesh e aferash korrupsioni, ka aq shumë sa nuk ka as avokat e as lum në botë t’ia pastrojë.
Sot po publikojmë një fakt, me bazë dëshmi e akuza të shumta, që krijon indicie provash; lidhur me vdekjet befasishme dhe vrasjet në mitingje, prita e aksidente të drejtuesve të lartë të PD, që kanë qenë “kasaforta” e krimeve të Sali Berishës.
BASHKIM GAZIDEDE/ Ish-shefi i SHIK, “puseta” e gjithë krimeve që piketonte, ideonte dhe urdhëronte Sali Berisha kundër individëve të politikës, medias, opozitës e biznesit.
Në vitin 1997 arratiset e kthehet në vitin 2005 kur Saliu e gradoi “Shef i hipotekave”, por edhe ky u “sëmur befasisht” dhe nën përkujdesjen e Saliut, çohet urgjent “për kurim” në të njëjtin spital në Itali, ku vdiq nga e njëjta sëmundje si Zhulali, Spahia e Arbnori.
AZEM HAJDARI/ Njeriu që dinte gjitha pisëllëqet dhe krimet e Sali Berishës, vritet befasisht në atentat para zyrave të PD më 12 shtator 1998, me skenar të Berishës, që e nxori nga selia e partisë dhe e çoi drejt kurthit.
SAFET ZHULALI/ Ish-ministri i Mbrojtjes, që në vitin 1997 vërsuli ushtrinë dhe avionët me LHL kundër popullit, braktisi postin dhe u arratis në Itali me familjen.
U rikthye në Shqipëri pas 4 vitesh ekzil dhe deklaroi se “ngjarjet e 97-ës janë gropë e zezë, që nuk do të hapet kurrë”; por “befas” sëmuret rëndë dhe nën përkujdesjen e Sali Berishës, çohet “për kurim” dhe vdes në një spital provincial napolitan në Itali.
ALI SPAHIA/ Njohës i veseve e krimeve të Saliut që nga vitet studentore, ideator, skenarist dhe “kasafortë” e pisllëqeve të bëra në pushtetin 1992-1997; u “befas u sëmur” dhe nën përkujdesjen e Berishës u dërgua në Itali, por vdiq në të njëjtin spital dhe nga e njëjta sëmundje si Zhulali.
PJETËR ARBNORI/ Simboli antikomunist i PD, si Kryetar Kuvendi e “bekoi” dy herë President Republike Sali Berishën; dinte gjithë prapaskenat e bëra prej Berishës në vrasjet e 2 prillit 1991 në Shkodër. Edhe ky u “sëmur befasisht” dhe nën përkudesjen e Saliut, çohet urgjent “për kurim” në Itali, dhe ndahet nga jeta më 8 korrik 2006, në të njëjtin spital e nga e njëjta sëmundje që vdiqën Zhulali e Spahia.
SOKOL OLLDASHI/ Një nga figurat kryesore të PD, potencial për zëvendësimin e Berishës në krye të PD; kandidoi përballë Lulzim Bashës që u vendos nga Berisha si trashëgimtar i partisë.
Por 3 muaj pasi iu vodhën votat nga klani “Berisha” në kongresin e PD dhe u shpall “armik”; çuditërisht e befasisht humbi jetën në një aksident rrugor në ‘humnerë’… por pa gërvishur makinën.
GRAMOZ PASHKO/ Më 16 korrik 2006, u gjet i plagosur në koma brenda detit në Palasë (Dhërmi). Me urdhër të Berishës u nis me helikopter për në Itali e te i njëjti spital, por helikopteri u rrëzua në det me Pashkon, djalin e tij, pilotët e 2 mjek, pa u mësuar kurrë shkaku.
FERID HOTI/ Një nga miqtë më të afërt të Sali Berishës qysh nga vitet studentore; dinte shumë sekrete të jetës dhe punëve të pista të Berishës si sekretar partie në spitall por sidomos për vrasjet e 2 prillit në Shkodër; edhe ky “befas u sëmur rëndë” dhe me urdhër të Berishës, çohet në Itali, në spitalin ku ishin dërguar të tjerët, dhe vdiq në atë spital dhe nga e njëjta sëmundje si ata.
GËZIM DIBRA/ Ish-deputet i PD, dinte gjithë veprimtarinë e Berishës gjatë viteve 1990-1992 në Shkodër, por “befas u sëmurë rëndë” dhe nën përkujdesjen e Sali Berishës, çohet urgjent në Itali në të njëjtin spital, ku ishin dërguar të tjerët; ku ndahet nga jeta pa u dhënë asnjë shpjegim.
FERDINAND PONI/ Shërbestari i Saliut në KQZ, Këshillin Bashkiak-Tiranë, pjesëmarrës i çdo skenari eleminimesh e kandidimesh klanore brenda PD. Ndaj tij nisi hetimi si organizator i tenderit të pasaportave, por një ditë pas daljes nga prokuroria, Sali Berisha e dërgoi me “shërbim pune urgjent” në Prizren, ku pas drekës në një lokal, pësoi atak kardiak në tavolinë.
KOLIN GJOKA/ Ish-kryetar i Forumit Rinor të PD, i zgjedhur nga të rinjtë me votë të pastër,
konsiderohej figurë potenciale në rradhët e politikanëve të rinj të PD; i kishte kërkuar Berishës pastrimin e PD nga spiunët dhe shkatërruesit e saj, por “befas u sëmur rëndë” dhe nën përkujdesjen e Berishës, u çua “për kurim” në të njëjtin spital në Itali, ku vdiq me të njëjtën sëmundje si Zhulali, Spahia, Arbnori, Hoti e Dibra./Pamfleti
(Shkrimi është publikuar nga “Pamfleti” më 6 korrik 2018, përshtatur me aktualitetin)