osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, mediat greke: Dhimbje koke për BE që tani ka vetëm 2 anëtarë Francën dhe Irlandën

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, mediat greke: Dhimbje koke për BE që tani ka vetëm 2 anëtarë Francën dhe Irlandën

Që nga 1 janarit 2022 dhe për dy vitet e ardhshme Shqipëria është anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Shqipëria u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit për herë të parë në historinë e saj nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, së bashku me Brazilin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gabonin dhe Ganën.

Gazeta greke “To Vima” shkruan se “sipas diplomatëve, këto ardhje të reja në Këshillin e Sigurimit mund të shkaktojnë dhimbje koke për pesë anëtarët e përhershëm të tij”.

“Brazili dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pozicione të përcaktuara qartë në politikën e jashtme dhe Shqipëria, e cila do të jetë anëtare e Këshillit për herë të parë në historinë e saj, është gjithashtu anëtare e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OCI)” i tha një diplomat gazetës greke, që kërkoi të mbetet anonim. Ai parashikoi se hyrja e këtyre vendeve do të ndryshonte ekuilibrin e fuqive në Këshill.

“Kjo do t’i ndryshojë gjërat” tha një tjetër diplomat. “Brazili është një fuqi më vete” tha ai. Sa i përket Emirateve, “ata kanë një rol për të luajtur në disa konflikte” shtoi ai, duke nënkuptuar Jemenin ose Libinë. Gaboni dhe Gana gjithashtu morën këto pozicione të mbajtura nga Nigeri dhe Tunizia.

“Bashkimi Evropian është në rrezik të humbasë ndikimin e tij pasi tani ka vetëm dy anëtarë, Francën dhe Irlandën” shkruan me tej gazeta greke.

Këshilli i Sigurimit ka gjithsej 15 anëtarë, duke përfshirë pesë anëtarë të përhershëm (SHBA, Kina, Rusia, Franca, Britania) dhe dhjetë anëtarë jo të përhershëm.

Është i vetmi organ i OKB-së që mund të marrë vendime ligjërisht të detyrueshme si vendosja e sanksioneve dhe autorizimi i përdorimit të forcës ushtarake.