Këngëtarja me origjinë nga Fieri Eleni Foureira, sapo ka mbërritur në Athinë ka treguar disa prej detajeve nga Eurovizion.
Nisur nga akuzat e mediave greke ku u përfol se arsyeja që Qipro nuk arriti të fitonte ishte sepse Shqipëria i dha 12 pikë Italisë dhe jo Elenit, kjo e fundit ka vendosur të japë përgjgigje.
“Më dhanë 10 pikë, çfarë do të thuash me këtë? Me dhanë 10 pikë, ishim tre shqiptarë, pikët duhet të ndaheshin në një mënyrë, njëri do merrte 12 tjetri 10, vetëm për arsye patriotike dhe unë i falenderoj nga zemra shqiptarët sepse kur pashë 10 pikët u gëzova jashtëzakonisht shumë”, është shprehur këngëtarja me origjinë shqiptare.