osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dje Kombinati i industrisë sot Kombinati i papunësisë

Dje Kombinati i industrisë sot Kombinati i papunësisë

“Ajo që mund të them, se ndoshta sot, kur ‘fshat global’ do të thotë dominim i financës mbi prodhimin kapitalist apo socialist, është zvogëluar dinjiteti i njerëzve.

Më parë jetonin më keq, sigurisht, sot jetohet më mirë, mund të konsumohet më shumë, por ajo që shoh këtu te njerëzit, apo për shembull në Manchester, pasi edhe atje ka një fabrikë të shkatërruar, është humbja e dinjitetit të tyre, dinjitetit se janë të aftë të bëjnë diçka, ndjesisë se mund të prodhojnë diçka.

Nuk është melankoli për të kaluarën, por më shumë një keqardhje për atë sesi më herët njerëzit ndiheshin të rëndësishëm, sepse ishin punëtorë, mekanikë, inxhinierë, sepse prodhonin, sepse bënin diçka”. (Lugi Za, “ Kombinat – Historia dhe jeta e përditshme e një lagjeje simbol të Tiranës”)

Kombinati dje, Kombinati sot

Historia e Kombinatit ndryshon në fakt nga të gjitha lagjet e tjera të Tiranës. Pikë së pari, nga vetë emri. Në fjalorin e gjuhës shqipe, fjala “kombinat” shpjegohet: “Ndërmarrje e madhe industriale, e cila përfshin disa uzina a fabrika që lidhen ndërmjet tyre nga prodhimi dhe nga procesi teknologjik.”

Jemi në sheshin qendror të Kombinatit. Dikur, në qendër qëndronte statuja e Stalinit me dorën e ngritur që përshëndeste tufat punëtore. Sot, sheshi mban emrin “Garibaldi”, për nder të heroit që bashkoi Italinë, Xhuzepe Garibaldi. Në qendër të sheshit s’ka mbetur tjetër veç piedestalit të Stalinit, zhgarravitur me grafiti, ku dy burra të dëshpëruar shtyjnë ditën me një shishe raki në dorë.

Dikur aty ngrihej Kombinati Tekstil, sot lëngon si një gërdallë barkzbrazët, me porta të hapura si zgafella. Megjithëse ish-kreu i bashkisë, Edi Rama, ngjyrosi fasadat e ndërtesave komuniste me ngjyrë portokalli të theksuar, alla-amerikano-latine, nuk mundi të ndryshojë dot stofin e fasadave të venitura, e as mirëqenien njerëzore që fshihet përtej sheshit “Garibaldi”.

E ngritur nga industria sikundër në qytete të tjera evropiane – Torino në Itali apo Liverpuli Angli – pas 20 vitesh lagjja ka përjetuar metamorfozën e një tranzicioni të stërzgjatur e plot plagë sociale. Ndërtesat e vjetra industriale, pallatet me çati tjegullash kanë humbur ngjyrë, suvaja është rrjepur nga lëkura e pallateve tipike sovjetike.

Njerëzit që kanë ardhur nga të gjitha zonat e Shqipërisë, veçanërisht nga jugu, ndihen si të përjashtuar nga kryeqyteti. Kjo lagje shqiptare ka mishëruar dëshirën e një “Shqipërie të re”, atë të ndërtuar nga “Njeriu i ri”. E ndërtuar për punëtorët e ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, sot kjo lagje bashkon të papunët e ardhur nga të katër anët e vendit.

Jemi sërish në sheshin “Garibaldi”. Tashmë perëndimi i diellit ka mbështjellë me mantelin e tij të kuqërremtë periferinë e varfër. Kombinati ka mbetur, në fakt në periudhën e çindustrializimit, një guacë pothuajse bosh që gëlon, mes varfërisë, papunësisë, e që shoqëron ditët të vakëta njerëzore.