Ish kryeministri britanik, Tony Blair është nderuar nga Mbretëresha e Anglisë, Elisabet, me titullin më të lartë kalorësiak, ‘sir’.
Atij iu deshën 14 vjet nga largimi si Shef i Ekzekutivit që të marrë këtë titull të lartë, madje mendohet se kjo vonesë mund të lidhet edhe me marrëdhëniet jo fort të mira me Mbretëreshën gjatë qeverisjes së tij 10 vjeçare.
Vetëm një kryeministri britanik, përpara Tony Blair i është dashur të presë gjatë përpara se të merrte titullin më të lartë kalorësiak të dhënë nga Mbretëresha e Anglisë.
Pas 14 vjetësh nga largimi në 2007, pas fitores së tre mandateve për Laburistët, si asnjë udhëheqës i qendrës së majtë në Britani, Blair tashmë përpara emërimit të tij do ketë titullin ‘Sir Tony Blair’.
Dhënia e titullit Blerit prej vitesh ka qene teme debati, ku kritiket e sulmojnë per rolin e tij ne luftën ne Irak, ndërkohe te tjerë e vlerësojnë edhe per fitoren e luftës ne Kosove.
Thuhet se marrëdhëniet e tij te tendosura me Mbretereshen gjate qeverisjes e cila koincidoj edhe me vdekjen aksidentale te Princeshës se Uellsit Diana, ish gruaja e djalit te madh te Mbretëreshës, Princit Charles, ku Toni Blair e cilësoi ate “Princeshen e Popullit”, mund te ketë qene arsyeja e vonesës ne dhënien e këtij titulli, me te vjetrin e Monarkisë i cili daton ne vitin 1348 ne kohen e Mbretit Edëard III. I fundit kryeministër britanik qe ka marr titullin Sir është John Major i konservatoreve.
Sir Tony Blair arriti një fitore spektakolare fillimisht ne vitin 1997 duke fituar tre mandate rresht dhe duke u larguar ne mesin e mandatit te trete per t’ia lëne vendin përmes një marrëveshje xhentelmenesh, pasuesit te tij Gordon Broën.
Tony Blair mbetet një figure mjaft e respektuar per shqiptaret si per luftën ne Kosove ashtu edhe ndihmën e dhëne me pas, per konsolidimin e demokracisë ne Shqipëri dhe Ballkan.