osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sali Berisha vuan rëndë nga “deliri i madhështisë”! Non Grata uron shqiptarët për Vitin e Ri: Unë i dhashë kuptim këtij viti të zi, me rikthimin e fuqishëm!

Sali Berisha vuan rëndë nga “deliri i madhështisë”!  Non Grata uron shqiptarët për Vitin e Ri: Unë i dhashë kuptim këtij viti të zi, me rikthimin e fuqishëm!

Sali Berisha ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri. Në një video-mesazh, Berisha ka bërë bilancin e vitit që po lëmë pas, duke e cilësuar këtë të fundit si “medalje me dy anë”.

Gjysmën e parë të vitit ai e cilëson si anën e zezë, duke përfshirë zgjedhjet e 25 prillit që i quan të rrënuara. Pengmarrja e opozitës, siç thotë Berisha është sërish në këtë anë.

Sakaq, ana tjetër e medaljes, për delirantin është e ndritur. Sipas Berishës sovrani mori në duar fatin e opozitës në revolucionin demokratik.

Mesazhi i Berishës:

Le të jetë ky vit për ju me gëzime. Uroj të festoni të gëzuar në vatrat tuaja familjare dhe kudo që ndodheni. Siç është zakon secili prej nesh në prag në ndërrimit të viteve bën një bilanc. Viti që lamë pas shëmbëllen më shumë se çdo tjetër një medalje me të dy anët. Një është e zezë dhe ana tjetër, medalje ari. Në anën e zezë të kësaj medalje ata që do të vijnë pas nesh do të lexojnë fatkeqësinë kombëtares, mandati i tretë i narko-shtetit, zgjedhjet më të rrënuara në historinë e këtij vendi.

Në anën e zezë të kësaj medalje do të lexojnë aktet madhore të shkelmit të interesit kombëtar dhe tradhtisë kombëtare nga regjimi aktual. Angazhimi total si vasal i Beogradit në një politikë anti-shqiptare, të ashtuquajturin Ballkani i Hapur. Po në këtë anë gjendet i gdhendur akti politik më makabër i këtyre 30 viteve, përpjekja e hapur për asgjësimin e pluralizmit politik shqiptar, jo vetëm nëpërmjet dhunimit masiv të zgjedhjeve, por më e keqja nëpërmjet marrjes peng të opozitës shqiptare.

Fatmirësisht ky vit ka edhe anën tjetër, atë të ndritur në një moment kritik për pluralizmin, për ekzistencën e opozitës së vërtetë shqiptare në një moment kur të shumtë ishin ata se forca kryesore opozitare për shkak të ciklit të dështimeve nuk meritonte më të ekzistonte si e tillë.

Muajt fundit të këtij viti ishin muajt e mrekullisë së lirisë. Si kurrë ndonjëherë sovrani mori në duar fatin e opozitës në një seri foltoresh vloi ai që unë e kam quajtur revolucioni demokratik i vitit 2021. Që u kurorëzua me Kuvendin Kombëtar të paparë ndonjëherë, të thirrur nga anëtarësia, në të cilin u morën vendime historike për të ngritur opozitën shqiptare në lartësinë e idealeve dhe për të larguar një besëprerë, një njeri që në 8 vite rrënoi shpresat e demokratëve.

Kjo anë medalje e bën vitin 2021, një vit të mrekullisë. Duke përfunduar këtë mesazh dëshiroj nga zemra t’ju uroj gëzuar Vitin e Ri 2022!