Kreu i PDK, Nard Ndoka deklaroi sot në një intervistë se Sali Berisha është e ardhmja e vetme e opozitës. Ndërsa Lulzim Bashën e akuzoi si një politikan që përdridhet.
“Tashmë ka marrë me vete një përgjegjësi historike për pluralizmin shqiptar z.Berisha. Nuk është vetëm ai, por janë disa figura historike me peshë në PD prej vitesh. E shoh si e vetmja shpresë që sot ka PD dhe opozita në tërësi. Një lëvizje që tashmë është bërë interesante.
Çdo qytetar e ka mendjen te vazhdimësia dhe përfundimi i këtij procesi. Padiskutim e shoh si të vetmen mundësi që ka pluralizmi për të mbijetuar.
Nga ana tjetër është zoti Brava që është në agoninë e tij politike. Bën gafa mjaft të rënda në raport me anëtarësinë e vetë. Në raport me aleatët me të cilët ka ndarë mjaft momente mund të them të trishtueshme të kauzave te ndermarra së bashku. Shoh shpresë të madhe te levizja e z.Berisha. Një përdredhje në anën tjetër të ish-kryetarit të PD-së, z.Brava. Nuk mund të krahasohen fare këta dy aktorë politikë. Historia po i jep të drejtë z.Berisha, që ai edhe gabon, por di të krijojë shpresë.
Vendi ka nevojë për opozitë. Është e trishtueshme kur shikon z.Rama me afera korruptive vazhdon të mbretërojë. Gjen dhe kohën edhe të tallet me PD-në dhe bravat e Lulit. Është emergjente ringritja e PD-së. Z.Brava po bën gabime pas gabimesh. Për fatin e mirë qytetarët e njohin. Kemi parë duke bërë rolin e trimit disa herë. Te unaza, te teatri, te aleatët e tij që i tha se zgjedhjet lokale nuk do mbahen.
Është politikan qesharak, i pabesueshëm. Kur ngren dhe tonin e zerit të çjerrët për ta bërë më të besueshëm. Një politikan tashmë i dështuar, i kapitulluar. Më vjen keq, sepse e kam mbështetur duke menduar se do sjellë risi. Ishte dështim dhe dështimi i tij ka kosto për brezin e ri. Shpresuam se do kishte një lëvizje”, theksoi Ndoka.