Policia ka zbardhur vjedhjen e një supermarketi në Sarandë, ndërsa ka arrestuar dy autorët e ngjarjes.
Vjedhja ndodhi më 11 dhjetor.
Po ashtu mësohet se autorët kanë ardhur një ditë më parë në Sarandë ku i ka pritur Bektashi, i cili po montonte kamerat në ketë market dhe u ka treguar rrugën nga do hynin. Mes të tjerash mësohet se vjedhja ka zgjatur rreth një orë.
Për zbulimin e ngjarjes policia ka sekuestruar rreth 40 kamera nëpërmjet te cilave u zbuluan targat e mjeteve me te cileët u larguan autoret. Pas vjedhjes ata kanë shkuar tek shtëpia e nje te afërmi te Bektashit ku edhe bënë ndarjen e parave dhe u larguan drejt Lezhës.
Ndërkohë, i përfshirë në ngjarje është dhe një person tjetër, i cili nuk është identifikuar ende. Tashme pas hekurave jane Edmond Dusha dhe Bektash Cukalla.
Njoftim i policisë
Në kuadër të operacionit të koduar “Fundviti”, në pranga ranë Bekdash Cukalla, banues në Sarandë, punonjes i marketit dhe Edmond Duzha, banues në Tale, Lezhë, i dënuar më parë në Itali, për “Vjedhje” dhe “Dhunë/sulm ndaj forcave të policisë”.
Ndërkohë u sekuestruan shumat 400.000 lekë, 2500 dollarë dhe 1000 paund, 2 automjetet me të cilat janë larguar autorët pas ngjarjes, 4 telefona celular, 3 pajisje DVR dhe 2 laptop.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim. Ndërkohë, policia ka publikuar momentet e arrestimit të dy autorëve.