Armando Broja po kalon një sezon fantastik me fanellën e Sauthemptonit. Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë 4 gola në Premier Ligë deri më tani, si dhe ka sjellë jo pak shqetësime për kundërshtarët me shpejtësinë e tij. “
Hampshirelive” ka bërë vlerësimet e saj për “shenjtorët” në këto 19 javë të para kampionat, ku raportuesi i tyre pranë klubit, Tom Liç ka dhënë notat e tij për secilin lojtar.
Armando Broja është vlerësuar me notën 9 për atë çfarë ka dhënë në fushë, ndërsa në përshkrim shkruhet: “Që tani është i preferuari i tifozëve.
Armando Broja premton të thyejë zemrat e Sauthemptonit kur të ktheht përsëri te Çelsi në fund të sezonit. E mori ngadalë vendin e tij, por që atëherë ka qenë lojtari më i rrezikshëm i klubit”.
Romelu Lukaku dhe Armando Broja përkrah njëri-tjetrit, kjo është ajo që ëndërrojnë prej disa kohësh tifozët e Çelsit, të cilët kanë mbushur rrjetet sociale me dëshirën e tyre të qartë ndaj klubit që të kthejë sa më parë sulmuesin shqiptar në radhët e bluve.
Broja po bën shumë mirë te Sauthempton dhe po tregon disa aftësi të jashtëzakonshme në shpërthimet e tij dhe në saktësinë para portës.
Por tifozëve të Çelsit së fundmi u ka rënë në sy si ai ka një ngjashmëri mbresëlënëse në veprimet e tij me ato të Romelu Lukakut.