Portali i familjes së Sali Berishës ka zbuluar më në fund se kush është Xhelal Mziu, pasi ky i fundit ka zgjedhur të rreshtohet përkrah Bashës, kundër Berishës.
Për këtë arsye, ai është vënë në qendër të sulmeve të përditshme të portalit të Berishës, të cilat janë intensifikuar pas vizitës së Bashës në Dibër, ku në krah kishte pikërisht Mziun.
Ata kanë nxjerrë disa mesazhe, ku pretendohet se Mziu shan një militant të PD, i cili me sa duket kishte lexuar “Antenën Brenda Familjes” tek TemA dhe e quante Xhelalin, Hamza.
“Përgjigjja e këtij të fundit është e mbushur me fjalor rruge, fyerje, sharje, por edhe kërcënime.
Ne sjellim mesazhet +18 të dërguara nga Mziu, të denja për një ordiner rruge dhe jo politikan e deputet…e ta mendosh që është edhe doktor shkencash”, shkruan me ironi portali familjes Berisha, që prej vitesh i thurrte laved Mziut dhe tani papritur iu janë hapur sytë, për ta njohur se kush është ai në të vërtetë.