osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Skandali i pagave, pezullohen nga detyra punonjësit e IT në Drejtorinë e Tatimeve, databaza dyshohet se ka dalë nga patronazhistët

Skandali i pagave, pezullohen nga detyra punonjësit e IT në Drejtorinë e Tatimeve, databaza dyshohet se ka dalë nga patronazhistët

Të gjithë punonjësit e IT në Drejtorinë e Tatimeve janë pezulluar nga detyra, për shkak të skandalit të publikimit të pagave të qytetarëve shqiptarë.

Në Shqipëri, prej disa ditësh ka lindur një debat i gjerë, pasi disa databaza me të dhëna personale të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë, si paga, numra të kartave të identitetit apo targa të automjeteve, po qarkullojnë në rrjetin social “WhatsApp” dhe ndërkohë janë bërë publike në media.

Por sa i takon këtij skandali, gazeta ka mësuar se ka nisur edhe marrja e masave konkrete ndaj disa personave. Me anë të një shkrese zyrtare bëhet me dije se janë pezulluar nga detyra punonjës në disa sektorë të Drejtorisë së Tatimeve derisa të sqarohet e vërteta e rrjedhjes së pagave.

“Urdhërohet pezullimi i të gjithë punonjësve në Sektorët e Drejtorisë TIK të Tatimeve, si më poshtë: Sektori i pajisjeve fiskale; Sektori i Operacioneve; Sektori i Zhvillimeve të Mirëmbajtjes së Programeve; Sektori i Rrjetit dhe Infrastrukturës; Sektori i Ndihmës Teknike; Sektori i Sigurisë së Të Dhënave; Sektori i Tatimpaguesve të Mëdhenj. Ky vendim hyn menjëherë në fuqi”, thuhet në dokument.

Kujtojmë që lista e pagave, një dokument në formatin “Excel” ka qarkulluar në “WhatsApp”, duke përbërë një shkelje flagrante të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë, ndërkohë që në vijim të marrjes së masave dje janë pezulluar nga detyra të gjithë punonjësit e IT në Drejtorinë e Tatimeve, masë kjo që do të jetë e vlefshme deri në përfundim të hetimeve nga organet ligjzbatuese.

Më herët për këtë ngjarje është dorëhequr drejtori i Teknologjisë së Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Databazat dyshohet se ka dalë nga patronazhistët

Por duket se pezullimi i punonjësve të IT në Drejtorinë e Tatimeve, për shkak të rrjedhjes së listës së të dhënave personale dhe pagave të mijëra punonjësve shqiptarë, është një manovër, pasi lepuri fle diku tjetër.

Ata janë thjeshtë punonjës dhe sipas informacioneve nuk ka dalë prej tyre databaza. Një burimi i tha gazetës se pas këtij skandali mund të fshihen patronazhistët e Partisë Socialiste, të cilët në prill të këtij viti bënë publike të dhënat e 900 mijë qytetarëve.

Më konkretisht nëse analizojmë me kujdes publikimin e listës së dytë me pagat e mbi 694 shqiptarëve të muajit prill 2021, rezulton se ajo është shoqëruar me një faqe tjetër të të njëjtit dokument ku ishin numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë që u bë publikë në prillin. Pra dyshimet janë se këtë skandal e kanë hedhur patronazhistët.

Mësohet se shumë patronazhistë kanë mbetur të kënaqur me benefitet që iu ka dhënë Partia Socialiste, pas zgjedhjeve të 25 prillit, kështu që ata që janë prekur nga kjo gjë, në shenjë hakmarrje kanë plasur këtë skandal. Kështu që nisur nga fakti se kanë dalë vetëm të dhënat e muajit prill dhe që mes dy skandaleve ka të dhëna të ngjashme.

Madje tregues tjetër se pas skandalit për rrjedhjen e të dhënave fshihen patronazhistët është edhe fakti se nëse kjo gjë do të ishte bërë nga punonjësit e tatimeve, mund të kishin dalë më shumë muaj dhe jo vetëm muaji prill apo ai janar. Megjithatë, mbetët të shihet në ditët në vijim se çfarë pritet të ndodhë më konkretisht dhe se kush do të jetë përfundimi i hetimeve për këtë skandal.