osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shtohen zërat për arrestimin e Berishës, Paskal Milo paralajmëron marrjen të pandehur të ish-kryeministrit, alarm në radhët e foltores

Shtohen zërat për arrestimin e Berishës, Paskal Milo paralajmëron marrjen të pandehur të ish-kryeministrit, alarm në radhët e foltores

Shtohen zërat për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Pas Roland Bjekos dhe Taulant Ballës, dje ka qenë kreu i PDS, Paskal Milo, i cili në një studio televizive tha se mund të ndodhë që ish-kryeministri të merret i pandehur.

“ Në 1998 organet e drejtësisë së asaj kohe synonin ose kishin ndërmend të bënin një akt të tillë mbështetur në ngjarjet e shtatorit për atë që u quajt grusht shteti. Atëherë kishte presion të madh që të mos vihej dorë mbi Berishën, sot ndodh e kundërta. Kemi një diferencë 180 kthesë në qëndrim ndërkombëtar ndaj Berishës.

Duke pasur parasysh atë fabulën që është tjerrur meqë erdhi Escobar mund të ndodhë një gjë e tillë (arrestimi) me Berishën”, tha ai. Edhe analisti Lorenc Vangjeli tha se do ketë hetime mbi Berishën dhe njerëzit e tij të afërt. “Absurdi s’ka logjikë dhe është e vështirë njësoj si të parashikosh lëvizjen e mizave në ajër.

Disa gjëra të cilat nëse i shikon më vëmendje dhe nëse njeh mirë të shkuarën dhe protagonistët njihen mirë çfarë lëvizje bën me këmbën e djathtë Berisha… të gjithë këto elementë e bëjnë ekuacionin më të lehtë. Do ketë hetime mbi Berishën dhe njerëz afër tij, hetime që janë penguar edhe për shkak të foltores. Ka një histori në 98, duket e largët. Një hetim i një prokurorie të pavarur arrestoi 6 ish zyrtarë të PD. Ajo ishte një nga ngjarjet që pasoi dramat të cilat i vuajmë dhe sot”, tha Vangjeli në “ABC Neës”.

Alarm në Foltorëe

Por vetë zërat që po qarkullojnë ditët e fundit kanë alarmuar Berishën. Media dhe njerëz pranë tij dje janë hedhur në sulm ndaj anëtarit të Këshillit Kombëtar, Roland Bejko i cili i kërkoi SPAK-ut që Berisha të vendoset nën hetim. Partia Demokratike e Gjirokastrës me anë të një reagimi deklaroi se distancohet hapur ndaj prononcimeve të papërgjegjshme të Bejkos.

Ajo dënoi gjuhën e përdorur nga Bejko duke e cilësuar njësoj me atë të Taulant Ballës, pasi edhe ai ishte një ndër personat që ka kërkuar të nisë hetimi ndaj Berishës. Duke iu drejtuar me një sërë pyetjesh, dega e Gjirokastrës kërkoi nga Bejko që të flasë lidhur me problematikat në qytet dhe jo të mbrojë kreun e PD.

“PD e Gjirokastrës distancohet plotësisht nga prononcimet e papërgjegjshme dhe absurde të ish-anëtarit të Këshillit Kombëtar, të ish-Sekretarit për Pushtetin Vendor e Decentralizimin, z.Roland Bejko. Ne si demokratë, i kërkojmë atij t’u përgjigjet disa pyetjeve dhe shqetësimeve tona: Qëkur një demokrat i vërtetë flet e sokëllet me gjuhën e Taulant Ballës? Me çfarë autoriteti flet ti në emrin tonë? Sa delegatë të erdhën nga Qarku Gjirokastër në pseudo-kuvendin e 18dhjetorit?

Kur do ngresh ndonjë problematikë tonën në kohën tënde të shpërdoruar televizive për mbrojtjen e interesave meskine të Lulzim Bravës”, shprehet PD-ja e Gjirokastrës. Po ashtu lidhur me deklaratat për nisjen e hetimit ndaj Berishës, reagoi edhe ish-presidenti Bujar Nishani. Sipas tij, si Balla ashtu edhe Basha janë të tmerruar nga ringritja e PD. “Normal, janë të tmerruar nga ringritja e PD. Sekti e di mirë se çfarë e pret” shkroi ai.