Dalin në pah të tjera detaje sa i takon skandalit me databazën e pagave. Përveç se ajo tregon një kapje të shtetit nga një grup individësh, dëshmon se si administrata shfrytëzohet për të futur në punë militantë që marrin miliona e miliona lekë. Në borde, autoritet dhe ministri punojnë pa fund këshilltarë dhe njerëz që vetëm sa marrin rrogën. Por databaza tregon po ashtu se si njerëzit me pushtet kanë sistemuar në administratë njerëzit e tyre. Gazeta pak ditë më parë tregoi se si shumë fëmijë dhe bashkëshortë të deputetëve dhe politikanëve punojnë në administratë, ndërsa sot e kemi thelluar kërkimin duke shkuar edhe te ministrat, njerëzit e drejtësisë dhe ata të pushtetit vendor. Ka shumë deputetë që i kanë gratë në administratë. Ironia është se pavarësisht konflikteve që mund të kenë mazhoranca me opozitën, shumë familjarë të deputetëve të opozitës punojnë në bashki apo në ministri.
Të dhënat konkrete
Bashkëshorti i ministres së Arsimit Evis Kushi punon në OST si specialist i nivelit të lartë. Bashkëshorti i deputetes Antoneta Dhima punon në Albpetrol. Bashkëshortja e deputetit Bardhyl Kollçaku punon në ushtri. Bashkëshortja e deputetit Dashamir Shehi është pedagoge në universitet. Bashkëshortja e deputetit Enkelejd Alibeja punon te Autoriteti i Dosjeve. Vajza e deputetit Rrahman Rraja punon në Ministrinë e Transportit. Gazeta ka publikuar të dhëna dhe mbi punët dhe pagat që kanë disa familjarë të njerëzve të drejtësisë, pjesa dërrmuese e të cilëve janë shkarkuar nga vetingu.
Pagat më të larta
Ndërkohë gazeta po risjell dhe një herë për publikun të dhënat se kush janë zyrtarët me pagat më të larta në vend. Padyshim Gjykata e Posaçme dhe Prokuroria e Posaçme kanë pagat më të larta të cilat shkojnë mbi 5 milionë lekë të vjetra. Nuk mbeten pas as organet e vetingut, ku anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kanë paga afro 5 milionë lekë të vjetra. Ndërsa anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kanë paga rreth 4 milionë lekë të vjetra. Banka e Shqipërisë është organi ku ka paga shumë të larta, vetë Guvernatori ka një pagë mbi 8 milionë lekë të vjetra, ndërsa pjesa tjetër kanë paga diku te 3 milionë lekë. Gjykata Kushtetuese është një tjetër organ me paga të majme. Anëtarët e saj marrin diku te afro 3.5 milionë lekë të vjetra rrogë. Edhe në Federatën Shqiptare të Futbollit ka paga të lartë, në Fondin Shqiptarët të Zhvillimit dhe në shumë institucione të tjera. Prej disa ditësh politika dhe jo vetëm, janë mbërthyer nga një debat i gjerë mbi databazën e pagave. Fillimisht u lajmërua në emisionin “Opinion” se po qarkullonte databaza e pagave të janarit dhe ditën tjetër ajo u shpërnda kudo. Më pas doli databaza e pagave të prillit dhe në fund databaza e targave të makinave. Madje ka pasur zëra se do të ketë dhe të dhëna të tjera që mund të dalin në publik, si aktet e pronësisë, të dhëna bankare, etj.
Disa nga zyrtarët me pagat më të larta
1. Arben Kraja, PROKURORIA E POSAÇME 593,978.00 lekë rrogë
2. Sandër Simoni GJYKATA POSAÇME, 581,235.00 lekë Kryetar gjykate
3. Ilir Shulku FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT 522,803.00 lekë, Sekretar i përgjithshëm në organizata social-ekonomike
4. Ervin Mete, AUTORITETI I MBIKQYRJES FINANCIARE, 372,645.00 lekë, Drejtor i përgjithshëm
5. D.N, MINISTRIA E MBROJTJES, 362,250.00, Përfaqësues ushtarak në mision të NATO-s/Atashe ushtarak
6. Alban Bushi FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT 390,000.00 lekë, Trajner futbolli
Ja të dhënat për pagat e pushtetarëve dhe punonjësve të FSHZH dhe BSH
Ja pagat që marrin familjarët e politikanëve dhe njerëzve të drejtësisë
1. Florenc Kushi, bashkëshorti i ministres Evis Kushi, OPERATORI SISTEMIT TRANSMETIMIT OST, 110,500.00 lekë, Specialist i nivelit të lartë
2. Panajot Dhima, bashkëshorti i deputetes Antoneta Dhima, ALBPETROL SHA, 121,545.00 lekë, Konsulent për shitje
3. Valbona Kollçaku, bashkëshortja e deputetit Bardhyl Kollçaku, QENDRA E PERSONEL REKRUTIMIT (REP 6670 ), 92,300.00 lekë, Oficer Shtabi planëzues
4. Enkeleda Shehi, bashkëshortja e deputetit Dashamir Shehi, TIRANA BUSINESS UNIVERSITY , 80,000.00 lekë, Pedagog universiteti
5. Ariana Alibeaj, bashkëshortja e deputetit Enkelejd Alibeaj, AUTORITETI PER INFO.MBI DOK.E ISH-SIG.TE SHTETIT, 99,840.00 lekë, Përgjegjës sektori
6. Suada Rraja, vajza e deputetit Rrahman Rraja, MINISTRIA E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE (M I E), 71,800.00 lekë, Specialist i nivelit të lartë
7. Afërdita Rokaj, gruaja e ish-deputetit Shezai Rrokaj, DREJTORIA E PERGJITHSHME E PRONESISE INDUSTRIALE 101,800.00, lekë Drejtor Drejtorie në administratën shtetërore
8. Aida Shehu, vajza e Tritan Shehut, BASHKIA E TIRANES, 101,800.00 lekë, Përgjegjës zyre
9. Alda Zguri, gruaja e ish-kreut të KQZ Klemet Zguri, RadioTelevizioni Shqiptar, 68,000.00 lekë, Nëpunës i burimeve njerëzore
10. Adela Bode, vajza e ish-ministrit Ritvan Bode, BANKA E SHQIPERISE, 149,069.00 lekë, Analist politikash
11. Sonila Cami, gruaja e ish-gjyqtarit Bashkim Dedja, DREJTORIA ARSIMORE Tiranë, 73,960.00 lekë
12. Sanije Bulku, gruaja e ish-prokurorit Petrit Fusha, AGJENSIA MBROJTJES SE KONSUMATORIT, 55,000.00 lekë Specialist i nivelit të lartë
13. Brunilda Tavani, gruaja e ish-prokurorit Ndini Tavani, ENTI RREGULLATOR I ENERGJISE, 137,920.00 lekë, Ekonomist për politikat e çmimeve
14. Brunilda Nela, bashkëshortja e ish-rpkurorit Arben Nela, MINISTRIA E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE, 80,600.00 lekë, Specialist i nivelit të lartë
15. Flutura Belba, gruaja e kryebashkiakut të Prrenjasit, Nuri Belba, POSTA SHQIPTARE 33,900.00 lekë, Nëpunës poste
16. Elsa Belba, vajza e kryebashkiakut të Prrenjasit, Nuri Belba, Agj.Komb. të Ujësjell. Kanaliz.dhe Infra.së Mbetjeve Tiranë 52,280.00 lekë,Nëpunës të tjerë zyre
17. Mirela Zotkaj, gruaja e Kreut të Bashkisë Poliçan Adriatik Zotkaj, ZYRA VENDORE ARSIMORE SKRAPAR-POLICAN, 76,140.00 lekë, Mësues gjuhe dhe letërsie
18. Irena Subashi, bashkëshortja e kreut të Bashkisë Fier Armando Subashi, ZYRA VENDORE ARSIMORE FIER, 75,500.00 lekë, Mësues gjuhe dhe letërsi
19. Kozeta Ndoka, bashkëshortja e Nard Ndokës, AZHBR, 69,160 lekë, Specialist i nivelit të lartë
20. Zhuljeta Mediu, Bashkëshortja e Fatmir Mediut, Ministria e Infrastrukturës, 95,800 lekë, Përgjegjës sektori