Pasi Amel Ibrahimoviç, 21 vjeç, Mithat Hamidoviç, 23 vjeç, Senad Derlek, 22 vjeç dhe Amar Ujkanoviç, 21 vjeç humbën jetën në një aksident të tmerrshëm automobilistik që ndodhi të dielën rreth orës 22:00 në vendbanimin Lukare, në Novi Pazar pikëllimi nuk ndalet. Dhe, fatkeqësisht kjo nuk është tragjedia e vetme në këtë pjesë të zezë të rrugës për në Mal të Zi.
Raportohet se në gjashtë vitet e fundit, dhjetë të rinj kanë vdekur në afërsi të këtij vendbanimi në këtë aks rrugor.
I fundit ndodhi një vit e gjysmë më parë, më 11 korrik 2020, në afërsi të vendit ku ndodhi aksidenti të dielën mbrëma. Aty humbën jetën tre të rinj – Demir Smajoviç, 22 vjeç, Almir Sulejmanoviç, 24 vjeç dhe Xhemil Nuradinoviç, 23 vjeç. Tre të rinj të tjerë u plagosën rëndë në këtë aksident.
Në mesin e shtatorit 2015, gjithashtu pak kilometra larg, Elmedin Tutiç, 17 vjeç, Faris Shemsoviç, 20 vjeç, dhe Mervan Xhankoviç, 21 vjeç, humbën jetën pasi makina me të cilin udhëtonin ra nga një urë në 30 metra lartësi.