Ju kujtohet gruaja në qendër të aferës Jeffrey Epstein? Një mister e përfshin prej 30 vitesh vdekjen e babait Robert Maxwell, botuesit hebre.
Lady Ghislaine: e kishte quajtur kështu jahtin e tij, nga emri i vajzës së fundit. Një emër gjermanik që Robert Maxwell i kujtonte gjuhën e folur si fëmijë, sepse në familje komunikohej vetën në jidish.
Rrënja është Gislin, e bërë në latinishten mesjetare si Gislenus dhe vjenezçe gisil e interpretueshme si “peng”, por edhe si “shigjetë”. Në italiançe varianti femëror përkthehet në Gisella. Kur babai, në nëntorin e 1991, vdes në rrethana misterioze, Ghislaine ishte 30 vjeç.
Një grua e re, tërheqëse, me vese, e rritur rreth një froni prej letre që rrezikonte të digjej. Kapiteni Bob, nofkë e ngjitur nga gazeta satirike “Private Eye”, nuk ishte vetëm manjati i pasur i mediave britanike që duelonte me Rupert Murdoch, ai laburist militant dhe ish deputet, tjetri pashërueshmërisht konservator. Faktikisht, jeta e tij e trazuar duket si e dalë nga rrëfimi i John le Carré.
Maxwell është varrosur në Jeruzalem në Malin e Ullinjve. Elozhi funebër i është shkruar nga presidenti i Republikës Chaim Herzog, i recituar Kadishi nga Samuel Pisar, një miku i tij avokat, i shpëtuar Holokaustit. Gjatë funeralit kryeministrit izraelian Yitzak Shamir i rrëshqiti një frazë e mbetur misterioze: “Ka bërë shumë gjëra për Izraelin nga sa mund të thonë”.
Çfarë nuk mund të thuhej? Çfarë nuk njihet akoma? Pati një rol të dorës së parë në 1948 për ta shtyrë Çekosllovakinë të armatosë izraelianët në luftën e pavarësisë, kjo është e njohur. Por a pati tjetër? Ishte një agjent i Mossadit, jo vetëm i shërbimeve sekrete të Madhërisë së Saj, dhe ka kontribuar në kontrabandën e materialit bërthamor për bombën izraeliane?
Enigma, sekrete dhe legjenda të ushqyera ende nga biografia e fundit e botuar para pak kohe, “Fall: The Mystery of Robert Maxwell”, e shkruar nga gazetari John Preston, më i miri sipas romancierit Robert Harris cqë e ka recenzuar tek “Sunday Times”. 30 vite kanë kaluar pa hedhur dritë të redhe lady Ghislaine, Ghislaine i vërtetë, bija e dashur të cilës i kishte takuar ta njihte trupin e të atit të fryrë nga uji i kripur, lëngon prapa hekurave të një burgu amerikan sepse bashkëpunëtore e Jeffrey Epstein, milionerit njujorkez i vdekur i vetëvrarë pasi është akuzuar për trafik seksual minoren.
Fati përplaset mbi familjen Maxwell apo janë ata që e sfidojnë fatin? Si për Ivan Ilich tolstoian, është vdekja ajo që tregon enigmën e jetës. Jo se është një peone i errët i Labour party, bile kur zhduket në ujërat e Kanarieve më 5 nëntor 1991, i ka shpenzuar thërmijat e fundit e fatit të tij të bujshëm. Në shkurt, teksa lëkundej tashmë nën peshën e borxheve, kishte bërë hyrjen triumfuese në Manhattan, duke lundruar në bordin e jahtit të tij, siç bënte bankieri JP Morgan rreth një shekull më parë.
Duhej të kompletonte blerjen e “New York Daily News”, tabloidit të përditshëm më të përhapur, për ta shpëtuar nga falimentimi. Një turmë kureshtare edhe në Mollën e Madhe që është i mësuar me gjithçka, e kishte pritur në molo, taksixhinjtë kishin ndaluar për t’i shtrënguar dorën këtij kapitalisti të popullit, njerëzit që e rrethonin për të pasur një autograf. Rreth 10 muaj më pas, ripeshkohet në Oqeanin Atlantik. Është vrarë, e kanl vjedhur dhe më pas vrarë, ka rënë nga jahti i zënë nga infarkti? Gjëja e vetme e sigurtë pas autopsisë është se zemra e tij ka ka pushuar së rrahuri përpara se të bjerë në ujë. Kusuri është thashetheme.
Le të bëjmë një kërcim prapa në kohë dhe në hapësirë, le të shkojmë në Slatinské Doly, një fshat i errët në këmbët e Karpateve, në Ruteni, atëhere çekosllovake, sot ukrainase (vendi quhet Solotvyno dhe ka rreth 8000 banorë). Le të futemi në shtëpinë modeste të Mechel Hoch dhe Hannah Slomowitz, dy hebrenj ashkenazitë, të frikësuar nga Zoti, ultraortodoksë. Më 10 qershor 1923 çifti bekohet nga lindja e një fëmije tjetër, të cili i vënë emrin Ján Ludvík Hyman Binyamin, por është tepër e varfër sa për t’i mbajtur të 6 fëmijët dhe Ján i duhet të hyjë në jetimore.
Pushtimi nazist dhe deportimet e detyrojnë që të largohet, duke i shpëtuar fatit të familjes so tij të zhdukur në tmerrin e Auschwitz. Në moshën 17 vjeçare në Marsejë kërkon që të rekrutohet në trupat çekosllovake në mërgim me emrin e betejës fillimisht Leslie Smith, më pas Leslie Jones dhe, së fundmi, Ivan du Maurier, i marrë nga një markë cigaresh atëhere e famshme.
Djali demonstrohet i paepur dhe inteligjent, tri vjet mp pas e transferojnë me 500 shokët e tij fillimisht në Royal Pioneer Corps e më pas në North Staffordshire Regiment. Lufton në shumë fronte europiane, nga Normandia në Berlin, promovohet rreshter dhe më pas kapiten më 1945. Siguron deri kryqin ushtarak nga duart e marshallit Bernard Montgomery.
Po atë vit martohet me Elisabeth “Betty” Meynard me të cilën do të ketë 9 fëmijë: Michael, Philip, Ann, Christine, Isabel, Karine, Ian, Kevin dhe Ghislaine. Punon në Berlin për Foreign Office, më 19 qershor 1946 siguron shtetësinë britanike dhe dy vite më pas quhet Robert Maxwell. Është 1948, një vit kyç për Lindjen e Mesme, ku shpërthen një luftë e hapur kundër arabëve, kundër anglezëve, kundër kujt i kundërvihet lindjes së shtetit të Izraelit. Kolonët dhe hebrejtë e eksodit të shpëtuar Shoahut dhe të strehuar në Palestinë janë pak dhe të keqarmatosur.
Kapiteni Bob ka raporte të mira me enturazhin e Klement Gottwald, kreut të Partisë Komuniste Çekosllovake që në shkurt ka marrë pushtetin dhe i kërkon ndihmë. John Lofton dhe Mark Aarons në librin e tyre “Lufta sekrete kundër hebrenjve”, shkruajnë se mbështetja e Pragës qe vendimtare, falë dërgimit të armëve dhe sidomos të pjesëve aeronautike të cilat u mundësuan izraelianëve të pushtojnë kontrollin e qiejve. Në këtë pikë, në sytë e MI6 (shërbimit të spiunazhit të jashtëm) që e kishte prdorur gjerësisht gjatë luftës kundër Hitlerit dhe më pas kundër Stalinit, Maxwell bëhet një dopioxhokist dhe ndoshta deri i trefishtë.
Nam që kthehet në modë 30 vite më parë, pak përpara vdekjes së tij. Kësaj radhe vjen nga një ish punonjës i shërbimeve sekrete izraeliane, Ari Ben-Menashe, sipas të cilit në 1986 kishin qenë pikërisht botuesi i “Daily Mirror” dhe drejtori Nicholas Davies, të dy anëtarë apo gjithësesi konfidentë të Mossadit, ata që denoncuan Mordechai Vanunu pse i kishte zbuluar “Sunday Times” informacione mbi potencialin bërthamor izraelian.
Pak kohë më pas Vanunu merret nga agjentë të Tel Avivit, çohet në Izrael dhe dënohet për tradhëti me 18 vite burg. Dhe të mendoh se kontaktet e mira dhe puna për krah niveleve drejtuese politike dhe ushtarake britanike i kishte mundësuar Kapitenit Bob ta transformojë pasionin e tij të vërtetë në një profesion fitimprurës. Falë Autoritetit të Pushtimit Aleat bëhet distributor britanik dhe amerikan për Springer Verlag, që boton libra shkencorë. Në 1951 blen 3/4 e Butterworth – Springer, një editor i vogël dhe nga aty lind Pergamon Press, që bëhet një shtëpi botuese e rëndësishme. Ngjitja e parezistueshme fillon kështu.
Copë pas cope lind një grup i madh editorial që bën bashkë publicitet, libra dhe më pas gazeta, si popullorja “Daily Mirror”, deri tek televizioni. Maxwell sillet si manjat i vërtetë: helikopter, jaht, hotele të mëdha, borxhe. Edhe pse herëpasëhere, dhe gjithnjë e më shumë me kalimin e vetëve, rishfaqet i vjetri Ján Binyamin: shikohet shpesh në bare anonime duke pirë birrë dhe shikuar në televizion filma të vjetër me James Bond. Nuk mungon as zbritja në politikë, për pasion dhe për interes.
Në 1964 zgjidhet në Komune për Labour party, e bërë pikërisht atë vit partia më e madhe britanike. E mban postin në Westminster deri më 1970, një përvojë jo e lumtur, Kapiteni Bob nuk arrin të përshtatet me bindjes e politichese. Një vit më parë lançon një tjetër prej sfidave të tij ndaj establishmentit me sulmin ndaj “News of The World”, gazetës më të shitur në gjuhën angleze të themeluar më 1843: një skandal, një socialist hebre çekosllovak me origjinë të thjeshtë dhe me reputacion të errët dëshiron të shkelmojë familjen Carr, shtyllë e botës konservatore? Nuk do të kalojë, shkruan drejtori i së përjavshmes Stafford Somerfield. Dhe nuk kalon, në kundërshtim me Murdoch që i tërheq Maxwell edhe “Sun”. Midis uljes ngritjesh (si humbja e kontrollit të Pergamon Press më pas i rimarrë), vijnë triumfet e viteve ’80 me “Daily Mirror” dhe shumfishimin e iniciativave jo vetëm editoriale (futet edhe në botën e kompjuterëve).
Europeist i bindur, lançon “The European”, gazeta e parë dhe e vetme transkombëtare; numri i parë, më 11 maj 1990, hapet në faqe të parë me këtë titull të madh: “Një monedhë për Europën”. Bulimia e tij e çon Maxwell në pragun e falimentimit. Në 1989 për të mbuluar një pjesë të gropave shet Pergamon Press, por përgjigja e tij ka qenë gjithmonë militare: mbrojtja më e mirë është sulmi, deri në atë fanal 1991, kur pavarësisht vështirësive evidente financiare, dëshiron të zbarkojë në Wall Street.
Dhe vijmë kështu në pikën e fundit. Më 4 nëntor Robert grindet me djalin Kevin, krahun e tij të djathtë, lidhur me një mbledhje me Bankën e Anglisë për të diskutuar pamundësinë e ripagimit të huave prej 50 milion strëlinave, një default në gjendje që të tërhiqte pas vetes të gjithë perandorinë mediatike.
Bob i jep forfait dhe niset për Kanarie për të hipur në jahtin që kishte blerë nga miliarderi arab Emad Kashoggi. Kontakti i fundit i përket orës 4 e 25 minuta të së nesërmes, më pas asgjë. Derikur trupi krejtësisht lakuriq nuk gjendet në mes të oqeanit dhe transportohet në Las Palmas, kryeqyteti i Gran Canaria. Njohin trupin e shoqja Betty, djali Philip dhe Ghislaine. Autopsia nuk gjen asnjë shenjë plage dhe hipotezon një infarkt (dihej se Maxwell kishte probleme në zemër dhe në mushkëri), prokuroria fillimisht e përjashton vrasjen, më pas bëhet e hapur për çdo mundësi.
Pak kohë pasi perandoria e letrës zhbëhet me një shpejtësi mbresëlënëse pavarësisht përpjekjeve të djemve Kevin dhe Ian. Zbulohen edhe altare të tjera. Kapiteni Bob kishte marrë qindra milion stërlina nga fondet e pensionet për të mbyllur humbjet e grupit Mirror. Në fund ndërhynë bankat e investimeve Shearson Lehman dhe Goldman Sachs, plus Thesari i Madhërisë së Saj, që në shkëmbim shpërblehet pjesërisht nga aktivi i fondit të pensioneve të tipografëve. Një lojë me tri letra në kurriz të pensionistëve që humbasin gjysmën e asaj që u takon atyre.
Në 1992 grupi falimenton, Kevin inkriminohet, por në proces ja hedh paq: fajet e baballarëve nuk do të bien aq rëndë mbi fëmijët. Në 1994 vejusha boton një libër mbi marrëdhënien e saj me të shoqin sidomos kur, në majën e suksesit, konsiderohej një prej pasanikëve më të mëdhenj të botës. Betty, që kishte një doktoraturë në Oxford, ja kushton pjesën e jetës së saj kërkimeve mbi Holokaustin dhe dialogut midis hebrenjve dhe kristianëve deri kur ka ndërruar jetë në 2013. “Lady Ghislaine” blihet nga Anna Torv, gruaja e dytë e Rupert Murdoch dhe nënë e tre prej fëmijëve të tij, që e riemërton “Dancing Hare”, lepuri vallëzues. Është shuplaka e fundit.
Në 2021 nuk dimë akoma se çfarë ka ndodhur në atë natë fatale në Kanarie, pse jahti ishte lënë në ende në El Palmar, në Arona, dhe si ka ndodhur që trupi i tij, që peshonte 140 kilogram dhe ishte i gjatë 1 metër e 90 cnetimetra, 32 kilometra larg nga Gran Canaria, duke shkaktuar pdo lloj spekulimi. Sipas së shoqes Betty “Robert nuk do të vetëvritej kurrë”, por ka aspekte asnjëherë të sqaruar: pse të mbyllura dyert e kabinës së tij nga jashtë duke qenë se çelësi nuk i gjet kurrë? Avokati spanjoll i familjes, Julio Hernandez Claverie, ka avancuar deri hipotezën e rrëmbimit: botuesi mund të ketë qenë sekuestruar ndoshta nga dikush në bordin e njërit prej tri anijeve fantazmë që lundronin rreth Lady Ghislaine, më pas u vra dhe u hodh në det.
Sipas një investigimi të detajuar të John Hoper të “The Guardian”, i dërguar në Tenerife, një analizë më e kujdesshme do të konfirmonte që Kapiteni Bob nuk ka vdekur prej infarktit përpara se të binte në ujë. Pastaj edhe për atë pikë të vogël prapa veshit të djathtë, ndërsa gjendja e kufomës nuk do të ishte ajo e dikushit që ka mbetur për 13 orë në mëshirën e dallgëve. Nuk ka siguri mbi koordinatat e aspektit të detit në të cili është gjetur kufoma, dëshmitë nuk bien dakord as mbi orën ku në bordin e jahtit është dhënë alarmi. Libri i Preston rindërton gjithçka duke shtuar risi të veçanta, por nuk i shpërndan retë që përmbledhin Ján Ludvík Hyman Binyamin Hoch.
Nga ana tjetër, janë pjesë e historisë dhe e personazhit të tij: “Nuk e kam ditur asnjëherë vërtet se kush ishte dhe mania e tij për të mbushur fotot e veta, “The Mirror” ishte një mënyrë për t’u parë në pasqyrë dhe njohur veten”, thotë Preston. “Kishte ardhur në Angli dhe hebreu i varfër çekosllovak ishte bërë një hero lufte, ishte transformuar në Robert Maxwell, por kishte kuptuar se për sa emra mund të ndryshonte, për sa para mund të akumulonte, establishmenti nuk do ta pranonte kurrë”.
Në kohët e fundit ishte bërë gjithnjë e më vetmitar dhe luftarak, nuk sforcohej as që të dilte nga pusi i zi i tmerrshëm i borxheve. Është ai, jo Rupert Murdoch, modeli që ka frymëzuar Roger Spottiswoode për filmin “007, e nesërmja nuk vdes kurrë”. Është ai në rolin e manjatit Elliott Carver që në fundin e filmit, një një moment të vetëm ulëret: “Njerëzit e mëdhenj i kanë manipuluar gjithmonë mediat për ta shpëtuar botën”. 30 vite më pas, Ghislaine Maxwell përfaqësohet nga mediat si mantisa, ndërmjetësja, gjysmake, progjuetarja e virgjëreshave për t’ia dhënë Molokut të Hollywood, të shumë Justine me të cilat të kënaqte të njëjtat epshe dhe ato të Epstein bashkëpunëtor, dashnor, ortak në punë të pista, një markeze De Sade pa revolucionin. E akuzuar për 6 krime federale, procesi është në zhvillim në New Hampshire. Le të presim që fumusi të depozitohet, do të shikojmë se çfarë do të konkludojnë gjykatësit, sigurisht që misteri i Maxwell është transformuar në një mallkim.
Il Foglio-Përgatiti: Armin Tirana