Sali Berisha u shpreh se ai ka pasur informacione se Basha i thoshte ambasadores Yuri Kim se çdo gjë në PD e kontrollon Berisha
Berisha: Mua më është thënë muaj nga Uashngtoni më parë se Basha i thoshte ambasadores Yuri Kim se çdo gjë në PD e kontrollon Berisha, gjer në atë shkallë sa duhet të dalim të bisedojmë në ballkon se kemi frikë se ai mund të vendosë përgjues.
Gjithashtu ai është shprehur se nuk ka bërë asnjë gabim me amerikanët, por u shpall non grata vetëm për qëndrimin e tij ndaj George Soros.
Pyetje: Vendimi i shpalljes non-grata. Pse?
Berisha: Unë jam admirues i bindur për SHBA-të, në mënyrë të padiskutueshme. Po marr vetëm një moment. Richard Shiften erdhi për të kërkuar ndërprerjen e gjyqit, unë i them nuk e kam këtë kompetencë. Falja presidenciale mund të bëhet pas.
I bëra të qartë se sapo të dënohen, unë mund të ushtroj kompetencat e mia. Ai kërkonte urdhërimin nga ana ime të lirimit të tyre. Më kanë thënë fjalë jo të mira për të. Më erdhi i ndjeri Richard … Unë nuk e kisha tagrin për të plotësuar një kërkesë të SHBA-ve.
Pas kësaj presidenti Klinton më priti në mënyrën më të ngrohte në shtëpinë bardhë. Unë ja shpjegova ambasadorit Shiften që nuk ishte kompetencë e imja. Nëse e kthen Berishën mbrapa në diktature do gjesh një njeri të mirëvendosur në shkencën ku punonte. Kishte publikime nga më seriozet.
Dy gjëra më shtynë. E para. Ne me shokët e mi flisnim gjithçka pa kufi. Dilnim në kolektiv dhe thonin të kundërtat. E dyta. Çdo gjë jepej partia nuk gabon. Leje pastaj të thoje shoku Enver gabon, dënohej me burg. As SHBA-të dhe asnjeri nuk dalin jashtë gabimeve. Gabimet janë të pashmangshme.
Pyetje: Ku gabuat me amerikanët që u shpallet non-grata?
Berisha: Unë nuk kam gabuar, por u shpalla non-grata pas qëndrimit tim për George Soros. Janë ligjvënës amerikanë dhe ish-zyrtarë që thonë të njëjtën gjë.
Unë nuk mendoj se kam gabuar me George Soros, sepse e konsideroj një armik të shqiptarëve. Sot kemi një Republikë të Soros në Shqipëri. Ku është drejtësia sot? Nëse PD vjen në pushtet, George Soros do shpallet non-grata.