Gjyqtarja e gjykatës civile Klorinda Cela, e cila është shkarkuar nga vettingu, u kallëzua nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili i kërkoi SPAK që të nisë një hetim.
Gjatë një konference për shtyp Manja u shpreh se gjyqtarja ka bërë veprime skandaloze dhe abuzive me detyrën e si gjykatëse, duke thënë se ka bllokuar një investim madhor të qeverisë me vendimmarrjen e saj. Gjyqtarja Çela është denoncuar publikisht edhe nga kryeministri Edi Rama, ndonëse ky i fundit nuk i përmendi emrin.
Veprimet e fundit të Manjës janë komentuar dhe nga qytetarët të cilët i kanë shkuar kryeministrit. Njëri prej tyre e pyet kryeministrin se përse nuk e kanë arrestuar gjyqtaren që të mbajë përgjegjësi për veprimet që ka bërë.
“Po nëse kjo gjyqtare ka bërë këtë vendim arbitrar dhe ju bëni një veprim duke e arrestuar dhe duke ja vendosur ne shpine të gjithë pasojat që vijnë nga veprimi i saj”, thotë komentuesi.
Në përgjigjen e tij kryeministrit thotë se nuk e arreston qeveria, por drejtësia, ndaj kërkon që të kenë durim, duke mos e përjashtuar këtu as mundësinë e arrestimit.
“Nuk jemi në vitin 1945 që arrestonte qeveria, po jemi në një sistem ku arrestimet i bën vetëm drejtësia, prandaj durim dhe gëzuar vitin 2022 e me shëndet familjarisht”, shkruan Rama.
Klorinda Çela u përball me Vetingun për tre kriteret e vlerësimi, atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe atë profesional më 25 tetor 2021, ndërsa vendimi u dha më 28 tetor.