osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha presion gjyqtarit Zhukri që t’i aprovojë statutin, konfirmon se protesta e 8 janarit është për të nxjerrë Bashën nga selia e PD

Berisha presion gjyqtarit Zhukri që t’i aprovojë statutin, konfirmon se protesta e 8 janarit është për të nxjerrë Bashën nga selia e PD

Sali Berisha ka nisur presionet ndaj gjyqtarëve që kanë në dorë certifikimin e Statutit të Partisë Demokratike që mbështet nga ai dhe besnikët e tij.

Më 15 dhjetor të këtij muaji Komisioni i Rithemelimit të PD i depozitoi në Gjykatë ndryshimet statutore që u miratuar në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më 11 dhjetor, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, me qëllim për të legalizuar çdo ndryshim të miratuar në Kuvend. Këto ndryshime tashmë ndodhen në tryezën e gjyqtarit Agron Zhukri.

Por teksa ky i fundit nuk është shprehur ende për këtë çështje, zoti Berisha i ka bërë thirrje gjyqtarit Zhukri që të jetë objektiv në punën e tij dhe se sipas ish-liderit demokrat, nuk ka arsye që të mos miratohet nga gjykata ky statut. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha theksoi dje dokumenti i statusit është hartuar konform ligjeve në fuqi, ndërsa i kërkoi gjyqtarit që ta certifikojë atë, pasi sipas tij, aty është vullneti i shumicës së demokratëve, duke i bërë kështu presion indirekt.

“Ky statut do të shkojë në gjykatë për t’u verifikuar nëse përputhet me nenet e Kushtetutës së Shqipërisë. Asgjë tjetër, ky proces nuk ka lidhje me gjykatën. Pluralizmin nuk e përcaktojnë gjykatat. Nëse gjyqtari kërkon të verifikojë , nuk mund ë mos barazohet me cilindo që kërkon të bëjë transparence, por si qytetar jo si gjyqtar. Aty kemi të bëjmë me shumicë të pakrahasueshme”, deklaroi ai.

Berisha konfirmon se protesta e 8 janarit është kundër Bashës

Më tej gjatë fjalës së tij ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar edhe atë që gazeta “SOT” deklaroi pak ditë më parë se protesta e 8 janarit e thirru prej tij është do të jetë kundër Lulzim Bashës dhe jo kundër qeverisë e madje skandalit të patronazhistëve, sikundër pretendon ish-lideri demokrat.

Prerë dhe qartë, zoti Berisha theksoi dje në intervistën për “A2CNN”, se nëse Basha nuk largohet nga zyra e kryetarit të Partisë Demokratike brenda 5 janarit, atëherë anëtarësia e partisë do ta nxjerrë nga zyra. “Nëse Basha nuk largohet nga zyra brenda 5 janarit, do të ketë një protestë paqësore.

Ai po mban selinë, kështu që paqësisht, përmbaruesi anëtarësi do ta nxjerrë nga zyra. Anëtarësia do i tregojë se ajo zyrë nuk është e një deputeti, por e atij që do të zgjedhin anëtarët e PD-së për drejtimin e saj.

Deputeti Basha do të largohet nga zyra dhe kaq është historia. Ne do të bëjmë protestë absolutisht paqësore. Natyrisht, siç e panë mediat, ai kishte futur banditë të armatosur në seli, në datën 18. Ky ishte një akt shumë i rëndë, nga më të pashembulltit në historinë e një force politike demokratike.

Mediat i kanë faktuar këto me emra dhe fotografi. Uroj që të ketë nxjerr mësim nga akti i tij i turpshëm dhe t’i nënshtrohet verdiktit të 44 000 anëtarëve të PD-së. Përndryshe, ata butësisht do ta nxjerrin nga zyra”, u shpreh ai. Ndërkohë ish-kryeministri Berisha ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha, duke i përmendur edhe nofkën që i ka vendosur vetë “Lul Brava”.

“Nuk ka pasur dy Kuvende. Basha u përpoq të bënte anti-Kuvend, ai vazhdoi me heqje bravash, e paska patur një ves të keq që kur ka qenë kryetar Bashkie. Paska qenë maniak bravash. Maniak për t’i ndërruar”, nënvizoi Berisha.