osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhet strategjia se si do të përjashtohet Sali Berisha nga Parlamenti, KQZ kërkon të rishikohet ligji i dekriminalizimit për të penalizuar emrat “non grata”

Zbardhet strategjia se si do të përjashtohet Sali Berisha nga Parlamenti, KQZ kërkon të rishikohet ligji i dekriminalizimit për të penalizuar emrat “non grata”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar ndryshim të ligjit të dekriminalizimit për të nxjerrë nga politika personat “non grata”.

Kohët e fundit është folur gjatë nëse ish-kryeministri Sali Berisha preket apo jo nga dekriminalizimi, por për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ligji i dekriminalizimit është ende i paqartë dhe duhen bërë ndryshime në të. Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur lidhur me këtë çështje ku është shprehur se duhet të ketë qartësi më të madhe në kodin zgjedhor në mënyrë që të shmangen interpretimet kur bëhet fjalë për ndërprerjen e mandatit.

Ai sugjeroi ndërhyrje ligjore që do të shmangnin interpretimet dhe debatet teksa shtoi se ligji për dekriminalizimin nuk e ka të specifikuar qartë këtë çështje. “Ndoshta disa përkufizime në lidhje me kushtet e ndalimit. Duhet të ketë qartësi më të madhe në kodin zgjedhor në mënyrë që të mos jenë pjesë e diskutimeve apo interpretimeve, sipas interesit politik apo interesave të tjera.

Ligji për dekriminalizimin ka nevojë për një ridiskutim dhe duhet të jetë i qartë rasti kur një zyrtar nuk merr dot një zyrë publike. Do të duhet të mos lihet hapësirë për interpretim subjektiv”, u shpreh Celibashi. Kreu i KQZ tha se edhe pse ligji i dekriminalizimit është cilësuar si tepër i rëndë, përsëri ka pasur efektet e tij pozitive. Sipas tij ky ligj e ka justifikuar qëllimin e tij edhe pse ka pasur kritika.

“Në tërësi ky ligj ka justifikuar qëllimin edhe pse secili prej nesh ka kriticizmin e vet se sa proporcional është ky ligj për të pasur institucione përfaqësuese të pastra në kuptim të përbërjes së tij”, tha Celibashi.

I pari që rrezikohet është Berisha

Kujtojmë se nëse bëhen ndryshime në ligjin e dekriminalizimit për të nxjerrë nga politika personat “non grata”, i pari që preket është ish-lideri i PD, Sali Berisha. Vendosja e një precedenti të tillë rrezikon të parin ish-kryeministrin i cili mund të humbasë mandatin e deputetit.

Ndryshe nga personat e tjerë të shpallur “non grata”, Berisha është i vetmi që ka mandat politik duke qenë deputet. Ndërkohë një ndryshim i tillë ligjor është mbështetur edhe nga amerikanët. Ishte ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim e cila pak më herët është shprehur se ligji i dekriminalizimit ka nevojë për përmirësim. Kim tha korrupsioni është kërcënimi më i ri i cili duhet luftuar dhe nuk duhet pranuar më si normal në shoqëri. Sipas saj, ata që e trajtojnë korrupsionin si normal po përpiqen të bëjnë lavash mendjeje.

“Mendoj që mund të përmirësohet. Dhe kuptoj që ka disa konsiderata që duhen përmirësuar. Por mendoj që ka ardhur koha për vendim për votuesit shqiptarë. Kërcënimi më i ri është korrupsioni dhe ka ardhur koha që ju të ngriheni dhe të luftoni kundër kësaj, në mënyrë që ju shqiptarët të thoni: Mjaft është mjaft! Nuk mund të pranohet më kjo si normale. Ata që duan që ju të besoni se korrupsioni është normal në këtë vend, po përpiqen t’ju bëjnë lavash mendjeje”, është shprehur ambasadorja e SHBA. /ALEKSANDRA HOXHAJ