Analisti i njohur Frrok Çupi parashikon një kalvar të çuditshëm që do të zgjasë me vite brenda Partisë Demokratike me përplasjet Berisha-Basha.
Çupi tha se tashmë çështja është në gjykatë dhe që kjo e fundit të dalë më një vendim se kë statut do të njoh dhe regjistrojë do i duhen vite të tëra. Analisti u shpreh se përtej kërcënimeve që bën Sali Berisha, në fakt nuk do të ketë asnjë marrje selie të PD me dhunë.
“Kjo gjendje që është tani që do të marr zyrën apo do shkojë në gjyq do të vazhdojë deri në 2025, për arsye të ligjit. Pasi çështja nuk ka lidhje me kërcënime fizike , por çështja ka shkuar në gjykatë dhe duhet pritur fjala nga ajo.
Kemi të bëjmë më një palë dhe një apendiks (shtojca) tjetër që thotë ka një status. Gjykata tani do të vendos. Vetëm gjykata e Lartë ka nevojë për 5 vite që të gjykojë këtë çështje, 3 vite do i mbajë gjykata e Apelit dhe do të shkojmë në një kalvar shumë të çuditshëm. Nuk do të ketë as lutë as përleshje as marrje me forcë, të gjitha këto janë përrallë nga e kaluara”, tha Çupi për “Studio Live.