Një ngjarje e rëndë është parandaluar pasditen e sotme në Penteli të Greqisë. Mediat bëjnë me dije se një i ri ka marrë sëpatën dhe ka tentuar të vrasë të atin.
Më pasi ai i ka shkaktuar dëme shtëpisë dhe është ngjitur në çatinë e saj. Në momentin kur efektivët e policisë janë përpjekur ta neutralizojnë ai ka tentuar t’i qëllojë ata me sëpatë.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Ndërsa një grup kanë vendosur në oborrin e banesës një dyshek nga frika se i riu mund të hidhet nga lartësia.
Sa herë efektivët afrohen për ta neutralizuar ai qëllon me gurë dhe pllaka. Nga sa bëjnë me dije mediat greke, ai kishte qenë i shtruar në spital në të kaluarën për shkak të problemeve të shëndetit mendor.