Një gazetare e ITV News bëri një gabim të madh gjatë mbulimit të drejtpërdrejtë të Ditës së Krishtlindjes pasi njoftoi “vdekjen e Papës”.
Sipas medieve të huaja, lexuesja e lajmeve po raportonte për predikimin vjetor gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të shtunën pasdite kur ajo bëri gabimin.
Prezantuesi shpjegoi: “Fjalimi festiv i Papës u fokusua në lutjet e tij që pandemia të marrë fund. Ai tha se vaksinat duhet të vihen në dispozicion të atyre që kanë më shumë nevojë”. “U njoftua për vdekjen e tij…”.
Megjithatë, ajo e kuptoi menjëherë gabimin e saj dhe u korrigjua duke thënë: ‘Më falni’.
Shikuesit u hutuan nga gabimi, dhe postuan në “Tëitter”: “A jam në delir apo lajmet e itv thjesht thanë diçka për ‘vdekjen e tij’ kur flitej për Papën”.
Një shikues i dyshimtë tha: “Çfarë ndodhi me Papën dhe çfarë dinë lajmet e ITV”.
The Pope hasn’t died!
ITV news. “His death was announced”@itvnews pic.twitter.com/UxqRBVVKWg
— Jamie Pragnell (@jamie_pragnell) December 25, 2021